E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërhiqet uji, 2000 banorë rikthehen në banesat e tyre

Shifrat e fundit te Shtabit te Emergjencave raportojne per rreth 11 mije ha toke qe vazhdojne te jene te permbytura dhe 3493 banesa qe jane te rrethuara nga uji.

Pas më shumë se një javë të larguar nga shtëpitë e tyre, rikthehen banorët e evakuuar nga përmbytjet në Shkodër. Bëhet fjalë për 2000 banorë të fshatit Bërdicë në komunën Gur i Zi, të cilët janë kthyer në banesat e tyre, pas tërheqjes së ujit nga fshati i tyre. Kjo komunë ka qenë totalisht e izoluar prej ditësh, por dje niveli i ujit është ulur. Nga raporti më i fundit i shtabit të emergjencave, rezultojnë 11 820 hektarë tokë nën ujë dhe 3493 banesa të përmbytura.

Ka një rënie e të dukshme të numrit të banesave që ishin të rrethuara nga uji, pasi vetëm dy ditë më parë nën pushtetin e ujit ishin 4630 shtëpi. Nga përmbytjet numri i të evakuuarve ka arritur kulmin tri ditë më parë, deri në 14 210 banorë dhe sipërfaqja e tokës që ishte pushtuar nga uji llogaritej 13 mijë hektarë.

Mungesa e reshjeve ka filluar të japë shenjat e normalizimit edhe në nivelin e liqenit të Shkodrës, lumenjve Bunë, Drin dhe Kir. Në këto kushte, rrjedhja e Bunës në detin Adriatik po ndikon në tërheqjen e ujit, si në komunat e Nënshkodrës, edhe në territorin e qytetit dhe zonave përreth. Sipas Shtabit të Emergjencave, tërheqja e ujit ka bërë që niveli i ujit të ketë një rënie deri në 20 cm. Kjo ka bërë që të vijë edhe një normalizim të gjendjes në disa komuna. Përmirësim ka pasuri në komunën e Gurit të Zi ku banorët e fshatit Bërdicë, të detyruar nga vërshimi i ujit braktisën shtëpitë e tyre, ata janë rikthyer dje, pas largimit të ujit. Ndërkohë që në komunën e Dajçit është bërë i mundur kalimi me mjete të tonazhit të lartë.

Nga temperaturat e ulëta, që ka kanë përfshirë gjithë rajonin më të goditurit janë banorët e zonave të përmbytura në Shkodër. Banorët, që nuk janë larguar nga shtëpitë e tyre të rrethuara nga uji, të cilët kishin zgjedhur të qëndrojnë në shtëpitë e përmbytura, për t’i mbrojtur ato nga frika se mos i grabisnin, kanë kaluar një natë vërtet të acartë. Të gjendur mes të ftohtit dhe lagështirës, ata kanë pasur edhe një “armik” më shumë që ka ndikuar duke e bërë gjendjen edhe më drastike. Pikërisht mungesat e kushteve të një shtëpie normale, pasi ata e kanë kaluar natën pa ngrohje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›