E Diel, 1 Nëntor 2026

Korca me dy Omonia. Disho Une i ligjshmi

Minoritaret

Ne Korce funksionojne aktualisht dy organizata te minoritetit grek Omonia. Pak dite me pare dy organizatat kane vene ne diskutim ligjshmerine e njera-tjetres. Kjo ka ardhur si rrjedhoje e konferences se shtate te deges se Omonia-s ne Korce kur nen drejtimin e kreut te PBDNJ-se u organizuan zgjedhjet per kryetarin e ri. Por ndersa nga zgjedhjet eshte shpallur si fitues kandidati i propozuar nga ana e partise ne fjale eshte vene ne diskutim edhe ekzistenca e dy Omonia-ve nga njera ane ajo qe drejtohet nga kryetari i ri i sapozgjedhur Ligoraq Karamelo dhe nga ana tjeter Omonia e kryesuar nga Naum Disho. Sipas Ligoraq Karamelos organizata tjeter nuk perfaqeson Omonia-n e vertete zyrtare dhe te ligjshme. lsquoOmonia e vertete dhe zyrtare eshte kjo... Ajo organizate ska lidhje me lsquoOmonia-n e vertete qe ekziston si mbrojtese e interesave te minoritetit grek tha Karamelo ne cilesine e kryetarit te zgjedhur te organizates ne Korce. Kjo deklarate por edhe ajo e Vangjel Dules se kryetari tjeter Naum Disho nuk figuron ne listat e Omonia-s zyrtare ka sjelle edhe reagimin e Dishos. Ai beri te ditur ne nje konference per shtyp se eshte kryetari i zgjedhur i organizates se ligjshme Omonia dhe perfaqeson organizaten ne rang rajonal. Si kryetar i zgjedhur i organizates se ligjshme lsquoOmonia te rajonit te Korces dua te deklaroj se arsyeja e vetme qe me mban larg te ashtuquajtures lsquoOmonia e vertete apo zyrtare ka qene mosfunksionimi dhe mungesa e moralit ne drejtimin e saj gjate viteve te fundit. I kujtoj zotit Karamelo se nuk ka te drejte te flase sepse eshte kryetar i partise LDLNJ dhe se eshte i perjashtuar nga lsquoOmonia tha Naum Disho. Funksionimi i dy organizatave Omonia ne Korce lidhet me regjistrimin e tyre me vendim gjykate. Nga njera ane Karamelo perfaqeson kryetarin e deges se Omonia-s ne qytet dhe nga ana tjeter Naum Disho organizaten e minoritetit per rajonin e Korces.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›