Kredia e parë, Kosova i paraqet kërkesën FMN-së
Në fund të vitit, Kosova do të aplikojë në programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për financim të kërkesave buxhetore. Kështu ka pohuar ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, të shtunën në Stamboll, ku po merr pjesë në takimin vjetor të Fondit dhe Bankës Botërore.
Ministri Shala ka bërë të ditur se aplikimi do të dorëzohet pas vizitës së stafit të FMN-së, në Kosovë, në fund të muajit tetor dhe ka kërkuar nga Fondi e Banka Botërore që të jenë më elastikë ndaj Kosovës në programet për financim. Qeveria e Kosovës po përgatitet ndërkaq të aplikojë për kredi në këto institucione. Nga ana tjetër, zyrtarët e FMN-së kanë premtuar se Kosova do ta ketë mbështetjen e këtij institucioni në reformimin e politikave makroekonomike, si një kusht për përfitimin e asistencës financiare.
Ministri kosovar i Ekonomisë dhe Financave nuk ka përmendur projekte konkrete, me të cilat Kosova do të aplikojë në programet e këtij institucioni, por shtoi se kryesisht programet do të jenë të orientuara në zgjidhjen e problemeve sociale dhe rritjen ekonomike. "Fleksibiliteti i nevojshëm për këtë program do t‘i mundësojë Kosovës që, në mënyrë të qetë t‘i zgjidhë disa nga problemet e akumuluara sociale dhe në të njëjtën kohë të sigurojë nivel të mjaftueshëm për ekonominë", u shpreh ministri Shala.
Sipas tij, në vizitën e fundit të misionit të FMN-së është konstatuar se përpjekjet e qeverisë së Kosovës për të zvogëluar ndërhyrjet buxhetore në subvencione janë të rëndësishme në zhvillim të vendit. Gjithashtu, kritikat për gjendjen energjetike, buxhetin, riorganizimi në administratës publike, ai thotë se i kanë marrë seriozisht dhe beson se do të arrijnë t‘i përmbushin kërkesat e FMN-së për reforma makroekonomike.
"Ne do bëjmë gjithçka të mundur që të kemi një marrëveshje për një program me FMN-në dhe kjo do ta ndihmojë Kosovën në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe stabilitet financiar në të ardhmen", ka pohuar Shala. Ai tha se ekonomia e Kosovës është duke u përmirësuar, dhe të dhënat e fundit, sipas tij, tregojnë se është i vetmi vend me rritje pozitive ekonomike 4.4 për qind, ndërsa të gjitha vendet e tjera të rajonit parashikojnë të përmbyllin vitin me humbje.
Drejtori i FMN-së për Europën, Marek Belka, ka premtuar se Kosova do ta ketë mbështetjen e këtij institucioni si vend më specifik në Europën Juglindore. Ai ka thënë se bashkë me Bankën Botërore janë duke parë mundësitë për t‘i ndihmuar Kosovës edhe në forma të tjera, pa përmendur nëse do të jetë kjo ndihmë financiare apo asistencë teknike.
"Nëse autoritetet e Kosovës thonë se kanë nevojë për ne, atëherë ne do të jemi aty", ka pohuar Belka. Deri më tani, tha ai, Kosovën e kanë ndihmuar me asistencë teknike, që nuk do ta ndërpresin edhe më tej. Megjithatë, Kosova, sipas Belkas, mbetet një vend specifik, i cili po mundohet të përmirësojë politikat e saj në përgjithësi, por që ende ka nevojë për reforma. "Ka shumë punë për t‘u bërë në reformimin e politikave makroekonomike", ka thënë Belka. Në takimin vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore që po zhvillohet në Stamboll, Kosova merr pjesë për herë të parë me delegacionin që kryesohet nga kreu i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi. Ata tashmë kanë edhe zyrën e tyre në Fond dhe që nga e premtja kanë pasur një varg takimesh me përfaqësues të ekonomive botërore.