E Diel, 1 Nëntor 2026

Sindikatat: Qeveria të kompensojë shtresat në nevojë

Konfederata e Sindikatave i kërkon qeverisë të marrë masa të menjëhershme për të kompensuar të gjitha shtresat në nevojë pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Sipas Kolë Nikollës, kriza financiare ka rritur numrin e familjeve të varfra në vend, të cilat nuk mund të përballojnë që tani faturën e energjisë elektrike, jo më kur çmimi i saj pritet të rritet në muajin dhjetor. Aktualisht trajtohen me kompensim 500 lekë në muaj rreth 270 mijë familje. Megjithatë, për këtë pikë ERE propozon një rimbursim të menjëhershëm, të llogaritur direkt te fatura.

Kreu i Konfederatës së Sindikatave i kërkon Parlamentit të mos bëjë aventurë si qeveria me ligjin për shtetëzimin e pronave të sindikatave, por të ngrejë një komision hetimor për të verifikuar veprimtarinë 20-vjeçare me pronat e sindikatave. "Pas konkluzioneve, ne jemi të hapur të bashkëpunojmë dhe të hartojmë një ligj sipas standardeve europiane", shton Nikollaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›