PS, kundër rritjes së çmimit të dritave
Fillimi i procedurave ligjore për rritjen e çmimit të energjisë elektrike sollën menjëherë reagimin e opozitës. "Vetëm shtesa e shpenzimeve familjare nga rritja e pritshme e çmimit të energjisë do të bëjë zero rritjen e pensionit të datës 1 maj", deklaroi PS dy ditë më parë, duke shtuar se, mallrat dhe shërbimet do të kushtojnë më shumë për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike në janar 2010.