Muharrem Stojku, drejtori i ri i Korporatës Elektroenegjetike
Një emër jo pak i njohur do të drejtojë Korporatën Elektroenrgjetike Shqiptare (KESH). Muharrem Stojku është emëruar dje drejtori i ri i KESH nga Këshilli Mbikëqyrës, duke zëvendësuar në këtë post, Gjergj Bojaxhiun. Ndryshimet erdhën pas formatimit të Këshillit Mbikëqyrës të KESH, me urdhër të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti. Stojku ka mbajtur postin e nëndrejtorit të KESH, me përgjegjësi për prodhimin e energjisë elektrike dhe ka një eksperiencë gati 20-vjeçare në sektorin energjetik. Gjatë emërimit të drejtorit të ri, Prifti nuk ka kursyer të japë vlerësime për punën e bërë nga Gjergj Bojaxhi, i cili solli një përmirësim të furnizimit me drita për konsumatorët në dy vitet e fundit. Por më herët, ministri e ka cilësuar si të papritur dorëheqjen dhe është shprehur se nuk ka pasur mosmarrëveshje mes tyre.
Fushata e emërimeve në sektorin energjetik shqiptar nisi tri ditë më parë, pas përfundimit të raportit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili bënte me faj tetë zyrtarë të lartë. Katër prej tyre janë kallëzuar penalisht për shkelje të ligjit, abuzim me postin dhe dëm ndaj financave të shtetit, kurse për katër të tjerët (mes tyre dhe Bojaxhi) u vendos masa e paralajmërimit nga detyra.
Emërimi i Muharrem Stojkut në krye të KESH-it nuk është surprizë. Për vite me radhë ka punuar në sektorin energjetik të vendit, njeh mirë problemet dhe për 4 vjet ka shërbyer në postin më kryesor të KESH-it, atë të Divizionit të Prodhimit. Ministri do ta komentonte emërimin e Stojkut duke thënë se, falë punës së tij prodhimi dhe eficenca e energjisë elektrike në dy vitet e fundit ka qenë pozitive.
a.k