E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet diferenca mes euros dhe lekut

Sipas Bankës së Shqipërisë, kostoja e ndërmjetësimit (spread-i kredi/depozita) ka ruajtur nivel të lartë gjatë vitit 2009 për të dyja monedhat. Kjo diferencë, pas prirjes rritëse të janarit, ka rezultuar mesatarisht më e lartë se ajo e vitit 2008. Ky tregues në maj rezultoi 8.26% për lekun dhe 5.22% për euron. Interesi mesatar ka qenë rreth 14 për qind, duke u vlerësuar si nga më i shtrenjti i të gjithë periudhave, kurse norma mesatare e kredisë në euro ka rezultuar 7.74% në periudhën janar-maj ose 0.45 pikë përqindjeje më poshtë se viti i kaluar. Për rrjedhojë, diferenca midis interesit të kredisë së re në lekë dhe asaj në euro është rreth 6.07% në pjesën e parë të vitit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›