E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, 5 mijë familje përfitojnë tapitë

Autori i Lajmit: Edlira Mema
Vendimi më i fundit i Qeverisë do të bëjë të lumtura 5 mijë familje, të cilat do të marrin tapitë për pronat deri tani, informale.
Lajmin e konfirmon për gazetën “Ballkan”, Shaban Memia, drejtori i Agjencisë së Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI).
Duke ju referuar Memisë, mësohet se më në fund në mbledhjen e djeshme të Qeverisë miratohet lista e personave që do të përfitojnë titujt e pronësisë. Sot (dje) miratohen në Këshillin e Ministrave dy vendime lidhur me 2500 mijë legalizime, nga të cilat 5 mijë prej tyre janë familje, të cilat e mbyllin përfundimisht procedurën e rishikimit të pronësisë”, kështu thotë për gazetën “Ballkan”, Shaban Memia. Do të jetë një maratonë e gjatë rishikimi për këtë institucion, sepse do të vazhdojnë të rishikohen dhe subjekte të tjera. Këto familje do të njihen më në fund si pronarë të ligjshëm të banesave të tyre. Por, ende do të vazhdojë maratona e rishikimit të kërkesave të subjekteve të tjera. Lista e tyre është shumë e gjatë. Nga informacionet e marra nga ky institucion, thuhet se janë duke u marrë me shqyrtmin e listës së tretë, për verifikimin e të gjithë titujve të pronësisë.
Kur të humb tapia
Në rastin kur pronarit të ligjshëm i ka humbur certifikata origjinale, ai pajiset nga bashkia, ose komuna, me dublikatë. Dublikati është një formular që e lëshojnë këto institucione dhe dalin garant për pronën e pronarit dhe sigurisht që lëshohen vetëm në këtë rast. Verifikimi i titujve të pasurisë është një proces shumë i rëndësishëm, i organizuar mbi një bazë ligjore, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Suksesi i reformës së pronësisë është kushti më themelor për suksesin e qëndrueshëm të reformave të tjera. Nëse ky sistem bazohet në pronën private, ateherë nuk mund të gjejë stabilitetin e tij pa zgjidhur përfundimisht problemin e njohjes së pronës. Njohja e titujve të pronësisë mund të bëhet në dy forma, në atë të kompensimit fizik të pronarit, dhe të legalizimit ose njohjes së tapisë të banesës së re, si pronë e dikujt. Ky proces ndiqet nga një sërë ekspertësh të specializuar mbi këtë fushë. Më vonë priten të dalin lista të tjera emrash, me pronar të rinj.

TË DHENAT PËR KALIM PRONËSIE SIPAS QARQEVE
Nr. i dosjeve Nr. i qarqeve Qarku Nr. i zonave kadastrale/blloku Nr. i parcelave të objekteve informale

Sip. parceles ndertimore per kalim pronsie (m2)

123456

1 1 TIRANË 2884 Paskuqan Bll. 2 207 90575.50
2 TIRANË 2884 Paskuqan Bll. 3 552 241693.00
3 TIRANË 3992 Bathore pj. 2 401 177424.20
4 TIRANË 2884 Paskuqan Bll. 4 289 124358.80

SHUMA PER QARKUN E TIRANES 1449 634051.50
52 VLORE 8641 Lagjia nr. 4 Bashkia Sarandë 65 25182.00
6 VLORE 2832 Komuna Qender 150 66801.76

7 VLORE 2297 Lagjia nr 1 (Ksamil) Bashkia Sarande 336 140654.00
8 VLORE 8604 Bashkia Vlore R- 4 31 11448.70

9 VLORE 8605 Bashkia Vlore R-5 122 43760.00

10 VLORE 8601 Bashkia Vlore R-1 46 19169.00

11 VLORE 8604 Bashkia Vlore R-4 36 15036.10

12 VLORE 8601 Bashkia Vlore R-1 73 34049.00

13 VLORE 8601 Bashkia Vlore R-1 191 72013.50

14 VLORE 8605 Bashkia Vlore R-5 256 88965.20

SHUMA PER QARKUN E VLORES 1306 517079.26
153 SHKODRA 8591 Blloku 10 Bashkia Shkoder 75 24176.00

SHUMA PER QARKUN E SHKODRES 75 24176.00

164 ELBASANI 8521 Blloku 1 deri 11 Bashkia Elbasan 71 8880.30
17 ELBASANI 8527 Blloku 1 deri 12 Bashkia Elbasan 765 256591.50

18 ELBASANI 8523 Bll. 21, 22, 23, 25, 26, 27, 28, 29, 32 Bashkia Elbasan 200 49192.50
SHUMA PER QARKUN E ELBASANIT 1036 314664.30
195 LEZHA 8632 Blloku4 Kodermrklekaj Bashkia Lezhë 129 58310.00
SHUMA PER QARKUN E LEZHES 129 58310.00
206 KUKESI 2315 Bashkia Kukes 40 18690.79
SHUMA PER QARKUN E KUKESIT 40 18690.79
217 GJIROKASTER 8541 Bashkia Gjirokaster 21 6493.40
22 GJIROKASTER 8542 Bashkia Gjirokaster 10 3348.00
23 GJIROKASTER 8543 Bashkia Gjirokaster 23 8062.30
24 GJIROKASTER 3574 Bashkia Tepelene 9 2240.00

SHUMA PER QARKUN E GJIROKASTRES 63 20143.70
258 FIER 8532 Bashkia Fier Bishanak bll nr 1 3 867.00
26 FIER 8532 Bashkia Fier Bishanak bll nr 4 3 900.00
27 FIER 8532 Bashkia Fier Bishanak bll nr 5 41 15990.42
SHUMA PER QARKUN E FIERIT 47 17757.42
28 9 DURRES 8513 Bloku 8 deri13 ish Keneta 112 38297.84
29 DURRES 8517Blloku 156,157,158 329 133810.00
SHUMA PER QARKUN E DURRESIT 441 172107.84
30 10 BERAT ZK 8502 Bashkia Berat 45 13315.00
31 BERAT ZK 2310 Bashkia Kuçove 36 11780.00
SHUMA PER QARKUN E BERATIT 81 25095.00
SHUMA TOTALE 4667 1802075.81

(Në proces për mratim nga Këshilli i Ministrave )
Ky lajm është publikuar: 25/12/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›