Biznesi kërkon shtyrjen e Faljes Fiskale edhe për 2 vjet
Komuniteti i biznesit kërkon shtyrjen e afatit me 6 muaj të Ligjit të Faljes. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, u shpreh për mediat se po hartohet një amendamend për nenin 22 të ligjit, si pjesë e garancisë që ky komunitet do të ketë pas zbatimit të këtij ligji, si dhe shtyrjen e afatit të zbatimit. Sipas tij, një pjesë e mirë e bizneseve nuk janë të informuara për mënyrat e zbatimit dhe përfitimit nga ky ligj. Sipas Jakës, brenda këtij muaji amendamendi do t’i paraqitet për miratim Ministrisë së Financave dhe komisionit parlamentar të Ekonomisë. Në fakt, kur mbeten më pak se tre muaj nga përfundimi i afateve të zbatimit të amnistisë, nuk kanë përfituar as 10 për qind e spektrit që përfitonte nga amnistia. Ndërkohë ka mbetur pa lëvruar tërësisht ajo pjesë e amnistisë për depozitat në banka. Asnjë nga individët nuk janë paraqitur në sportelet e bankave për këtë qëllim. Ndërsa në tatime vetëm një pjesë shumë e vogël e biznesit kanë shprehur interes. Më së shumti, amnistia ka ngjallur interesin e pallateve të pa hipotekuara dhe taksave të makinave.