Përshëndetet firmosja e Traktatit të Lisbonës
Ministria e Punëve të Jashtme përshëndeti dje përfundimin e procedurave të ratifikimit të Traktatit të Lisbonës pas nënshkrimit të tij nga ana e Presidentit të Republikës Çeke, z. Vaclav Klaus. "Hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës, shënon fillimin e një epoke të re dinamike për të ardhmen e Bashkimit Europian, duke rritur njëkohësisht efikasitetin e Unionit dhe peshën e tij në arenën ndërkombëtare", thuhej në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.