E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen dy persona për trafik droge

Në vijim të operacionit të koduar "Skai" ku janë arrestuar katër persona për trafikim droge, Prokuroria ka marrë në hetim edhe dy bashkëpunëtorë të tyre. Idriz Kamberi dhe Pajtim Hysllari, janë nën procedim penal si bashkëpunëtorë në trafikimin e 42 kilogramë lëndësh narkotike të tipit mariuanë. Ndalimi i tyre u bë në aksin rrugor Gjirokatër-Kakavijë. Ndërkohë që disa ditë më parë në aksin rrugor Gjirokatër-Leskovik janë arrestuar Shkëlzen dhe Jetmir Medani, Leonard Luci dhe Oljan Muçollari si dhe janë sekuestruar 42 kilogramë lëndë narkotike, marijuanë. Droga vinte nga fshati Lazarat për t'u transportuar drejt Greqisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›