Ratifikimi i MSA-së, reagon PLL
19/01/2009 “Të aplikohet sa më parë për statusin e vendit kandidat”
Partia Lëvizja e Legalitetit ka përshëndetur përmes një njoftimi për shtyp mbylljen e ciklit të ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian. “Duke marrë parasysh zhvillimet pozitive që Shqipëria ka realizuar kohët e fundit, përfshi edhe sukseset e arritura nga diplomacia shqiptare në procesin e anëtarësimit në NATO, ne e nxisim Qeverinë që të vazhdojë në këtë drejtim dhe të konsiderojë një aplikim sa më të shpejtë për statusin e vendit kandidat në BE”, thekson sekretari për marrëdhëniet me jashtë, Gazmend Lita. Në emër të PLL-së ai përshëndeti rikthimin e vëmendjes së politikës shqiptare nga çështjet kombëtare. Lidhur me problemet e rajonit, Lita dënoi tentativat për destabilizimin e Kosovës nga shteti serb, i cili sipas PLL-së, nga njëra anë pretendon se ndjek një politike pro evropiane dhe nga ana tjetër minon çdo ditë përpjekjet e ndërkombëtarëve të investuar në Kosovë. “PLL dënon instrumentalizimin prej Serbisë të përpjekjeve të drejta për liri të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe paralelizmin e këtyre përpjekjeve me krimet e ushtruara nga Serbia në viset shqiptare”, përfundon kjo deklaratë.