E Diel, 1 Nëntor 2026

Kredite rrezikojne bankat, rrisin me 52.4% rezervat Eglantina Nasi

"Ne kuadrin e perballimit te humbjeve te mundshme nga rreziku i kredise, sektori bankar ka krijuar fonde rezerve, te cilat jane rritur me rreth 52.4%, krahasuar me vitin e kaluar". Keshtu u shpreh dje, guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, lidhur me problematiken e moskthimit te kredive ndaj bankave. Gjate raportimit ne Komisionin parlamentar te Ekonomise, te raportit vjetor te institucionit qe ai drejton, Fullani vuri ne dukje faktin se "nga mbikeqyrja e sistemit bankar dhe vleresimi i stabilitetit te sistemit financiar, rezulton se gjate vitit 2011 eshte rritur ekspozimi ndaj rrezikut te kredise". Si rrjedhoje, edhe rreziku ndaj rritjes me te madhe te kredive me probleme apo ai ndaj rritjes se teprices se kredise. Ne te tilla kushte, kreu i BSH-se, tha se bankat po "veterregullohen" duke krijuar fonde rezerve, ne menyre qe te perballojne efektet negative te kesaj dukurie. "Rezultati financiar i sistemit bankar eshte ulur ne vitin 2011, ku percaktuese ka qene rritja e madhe e shpenzimeve te tij per fonde rezerve", - theksoi ai. Po sipas Fullanit, kredia me probleme, u rrit vjet me rreth 4.8 pike perqindjeje, duke arritur ne nivelin prej 18.8%. "Megjithate, provat e rezistences kane evidentuar se sistemi bankar eshte i afte te perballoje goditje qe mund te vijne nga perkeqesime ekstreme te ketij treguesi", - garantoi gjithsesi ai. Duke shtuar me tej, se ndersa eshte rritur raporti i kredive me probleme, eshte rritur kujdesi per monitorimin e tyre, me qellim evidentimin e hershem te rreziqeve potenciale. Ne kete kuader, ai permendi edhe problematiken e ekzekutimit te kolateralit, per klientet qe nuk kthejne kredite prane bankave. Sipas Fullanit, zgjidhja e problemit kerkon permiresim te shpejte te sistemit te ekzekutimit te kolateralit dhe prandaj u kerkoi deputeteve miratimin sa me te shpejte te ndryshimeve ligjore qe Banka e Shqiperise ka propozuar lidhur me nje fakt te tille. Nga ana tjeter, nje ceshtje tjeter qe u diskutua dje mes guvernatorit te BSH-se dhe deputeteve, ka qene ajo e klasifikimit te nje "kredie te keqe", si te tille. Per te, nese Shqiperia do te perdorte te njejten menyre klasifikimi per to si vendet e rajonit, keto lloj kredish do te ishin rreth 9.5%, nga rreth 19% qe jane vleresuar te jene aktualisht. Dhe kjo, pasi Banka e Shqiperise vlereson si kredi me probleme ato qe paraqesin vonese shlyerje detyrimi mbi 90 dite, ndersa ne vendet e rajonit ne fakt, te tilla klasifikohen kredite, kur vonesat e pagesave nisin te shfaqen me nje vonese mbi 180 dite. Por lidhur me nje argument te tille, guvernatori i BSH-se sqaroi se ajo qe e kompenson nje perllogaritje te tille eshte ne fakt, mjaftueshmeria e kapitalit, tregues ky i cili per sistemin bankar shqiptar eshte ne nivelin prej 15.6%. Ndersa ne vendet e Bashkimit Europian, ky tregues mesohet se vertitet ne kufijte e rreth 9%-10%. Nga ana tjeter, testi i fundit i ushtruar nga Autoriteti Europian Bankar, ka treguar se edhe nese do te rritej norma e kredive me probleme deri ne nivelin prej 50%, ne Shqiperi, vetem dy banka do te kishin nevoje per shtim kapitali.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›