Pazzini fundos Catania-n, Juventus 1 pikë larg titullit kampion (VIDEO)
Milani triumfoi në ndeshjen e fundit të javës së 34-t të Serisë A, kundër skuadrës së Catania-s me rezultatin 4-2 duke rimarrë vendin e tretë, 1 pikë më shumë se Fiorentina.
Siçilianët kalojnë në avantazh me Legrottaglie në minutën e 30-të të lojës në San Siro, por Flamini barazon rezultatin në fund të pjesës së pare të takimit.
Sakaq Bergessio shënon për Catania-n në minutën e 65-të. Më pas Pazzini i futur në lojë në vend të Nocerinos shënon dy gola në minutën e 74 dhe 77 duke përmbysur kështu rezultatin në 3-2.
Mario Balotelli shënon golin e katërt me anë të 11-metërshi të fituar vetë në fund të ndeshjes.
Pasditen e djeshme goli i Arturo Vidal në minutën e 86-të bën që Juventus të fitojë sërish në derbin torinez. Në Olimpico të Torinos Juvja nuk është ndalur para rreshjeve të shiut. Për bardhezinjtë mjafton tashmë një pikë në sfidat e ardhshme për të festuar titullin e dytë radhazi në Itali.
Në Barbera e djeshmja ishte ditë shumë e zezë për Interin, i cili humbi 1-0 kundër Palermos me një gol nga Ilicic në minutën e 10-të me bashkëpunimin e Silvestre. Një humbje e rëndë për zikaltrit, e cila në thelb i tha lamtumirën Evropës.