Krenar Ahmeti, "heroi" që tentoi me jetë bllokimin e mitingut të PS
Një punonjës policie ishte gati
të vetësakrifi kohej vetëm e
vetëm që Partia Socialiste
të mos e zhvillonte mitingun para
selisë së Kryeministrisë. Krenar
Ahmeti, ish-shefi i qarkullimit
rrugor në Tiranë, i njohur në
kronikat e zeza dhe i dënuar nga
gjykata me gjobë për "shpërdorim
detyre", ka realizuar dje një tjetër
"show" publik, teksa është futur
poshtë një makine të tonazhit të
rëndë që po transportonte pajisjet
për të ndërtuar skenën ku do të
zhvillonte PS-ja mitingun e fundit.
Ngjarja ka ndodhur paraditen
e djeshme, gjatë përplasjes
së policisë me zyrtarët dhe
simpatizantët e PS-së për sheshin
e mitingut të forcës më të madhe të
opozitës. Turma e simpatizantëve
ka çarë kordonin e punonjësve
të policisë, ndërsa Ahmeti është
futur me shpejtësi poshtë mjetit
që priste të lëvizte. Në momentin
që automjeti i tonazhit të rëndë
po drejtohej para Kryeministrisë,
dikush ka vënë re që poshtë ishte
një punonjës policie. Dhjetëra
sy kureshtarë vështronin lëvizjet
e "heroit" të policisë, i cili ishte
lidhur me pranga në pjesën e
poshtme të automjetit, pikërisht
në pjesën e rrotave të përparme.
Automjeti ka ndaluar dhe e gjithë
vëmendja është përqendruar te
trimëria e policit Krenar Ahmeti.
Thirrjeve të vazhdueshme për të
dalë që andej janë injoruar nga ai.
Pas disa minutash, Ahmeti ngre
aparatin e telefonit dhe fl et me një
person, i cili e urdhëron të dalë prej
andej. Dikush thotë se ai i bindet
vetëm ministrit të Brendshëm
dhe drejtorit të përgjithshëm të
Policisë së Shtetit. Justifikimi i
vetëm i Ahmetit tek eprorët pas
ngjarjes ishte: "Zbatova urdhrat,
pasi mitingu ishte i paligjshëm".
Por kjo nuk ishte përplasja e
vetme e punonjësve të policisë
dhe simpatizantëve të PS-së.
Këta të fundit pretenduan se një
furgon policie aksidentoi një të
moshuar. Menjëherë katër persona
transportuan në furgonin e Partisë
Socialiste personin e lënduar, i cili
menjëherë u transportua drejt
Spitalit Ushtarak për ndihmë të
shpejtë. Policia tha pasditen e
djeshme se nuk është lënduar
asnjë person gjatë përplasjes me
zyrtarët dhe simpatizantët e PS-së.
Përplasja
Policia e Tiranës ka sqaruar
dje pasdite të gjithë konfl iktin me
partinë më të madhe të opozitës.
Sipas saj, subjekti politik Partia
Socialiste, më datë 17 qershor
2009 ka njoftuar Policinë e Tiranës
për zhvillimin e një tubimi në
bulevardin "Dëshmorët e Kombit",
por pa e përcaktuar vendin konkret
të zhvillimit të tij. Policia thotë
se është zhvilluar një takim
sqarues në lidhje me rrethanat
e zhvillimit të këtij tubimi dhe
më datë 25 qershor 2009, PS-ja
me shkresën Nr. 30 ka njoftuar
për zhvillimin e këtij tubimi dhe
vendosjen e tribunës përpara
godinës së Kryeministrisë. Policia
shpjegon se duke parë shtrirjen
e mitingut, zhvillimin e një tjetër
mitingu në qendër, numrin e
madh të pjesëmarrësve, rrezikun
e përleshjeve, pamundësinë
për menaxhimin e turmave të
mëdha, fillimisht nuk e pranoi
kërkesën e PS-së. Policia e Tiranës
vendosi që ta lejojë zhvillimin
e këtij tubimi vetëm në sheshin
"Nënë Tereza" dhe një pjesë të
bulevardit "Dëshmorët e Kombit",
ndërsa shton se PS-ja, pa asnjë
konsultë apo njoftim paraprak,
ka tentuar që në mbrëmjen e
djeshme të vendosë disa pjesë
të materialeve në funksion të
zhvillimit të tubimit. Punonjësit e
policisë kanë ndërhyrë dhe kanë
penguar vendosjen e materialeve
të mësipërme me gjithë
kundërshtimin e përfaqësuesve
dhe simpatizantëve të Partisë
Socialiste.
Lejohet mitingu
Policia shprehet se dje një
grup simpatizantësh të PS-së
tentuan me forcë të kalojnë pikën e
bllokimit të policisë, por me gjithë
veprimet antiligjore të kryera,
ata nuk mundën ta kalojnë këtë
pikë. "Punonjësit e policisë janë
zhvendosur që të lejojnë kalimin
e simpatizantëve dhe të mjetit
që transportonte materiale për
ngritjen e tribunës, për mitingun
e kërkuar. Theksojmë se policia,
në këtë shërbim, ka aktivizuar 126
punonjës policie dhe 20 automjete",
deklaron policia. Sipas saj, për
të gjitha veprimet e paligjshme
të evidentuara në datat 25 dhe
26.06.2009, nga ana e policisë do të
depozitohen materialet e nevojshme
procedurale pranë Prokurorisë e
Rrethit Gjyqësor Tiranë. Sipas saj,
janë marrë dhe po zbatohen një
plan emergjence për sigurimin
e zhvillimit normal të tubimeve
të të dy subjekteve politike dhe
konkretisht të Partisë Demokratike
në sheshin "Skënderbej" dhe Partisë
Socialiste në bulevardin "Dëshmorët
e Kombit".
të vetësakrifi kohej vetëm e
vetëm që Partia Socialiste
të mos e zhvillonte mitingun para
selisë së Kryeministrisë. Krenar
Ahmeti, ish-shefi i qarkullimit
rrugor në Tiranë, i njohur në
kronikat e zeza dhe i dënuar nga
gjykata me gjobë për "shpërdorim
detyre", ka realizuar dje një tjetër
"show" publik, teksa është futur
poshtë një makine të tonazhit të
rëndë që po transportonte pajisjet
për të ndërtuar skenën ku do të
zhvillonte PS-ja mitingun e fundit.
Ngjarja ka ndodhur paraditen
e djeshme, gjatë përplasjes
së policisë me zyrtarët dhe
simpatizantët e PS-së për sheshin
e mitingut të forcës më të madhe të
opozitës. Turma e simpatizantëve
ka çarë kordonin e punonjësve
të policisë, ndërsa Ahmeti është
futur me shpejtësi poshtë mjetit
që priste të lëvizte. Në momentin
që automjeti i tonazhit të rëndë
po drejtohej para Kryeministrisë,
dikush ka vënë re që poshtë ishte
një punonjës policie. Dhjetëra
sy kureshtarë vështronin lëvizjet
e "heroit" të policisë, i cili ishte
lidhur me pranga në pjesën e
poshtme të automjetit, pikërisht
në pjesën e rrotave të përparme.
Automjeti ka ndaluar dhe e gjithë
vëmendja është përqendruar te
trimëria e policit Krenar Ahmeti.
Thirrjeve të vazhdueshme për të
dalë që andej janë injoruar nga ai.
Pas disa minutash, Ahmeti ngre
aparatin e telefonit dhe fl et me një
person, i cili e urdhëron të dalë prej
andej. Dikush thotë se ai i bindet
vetëm ministrit të Brendshëm
dhe drejtorit të përgjithshëm të
Policisë së Shtetit. Justifikimi i
vetëm i Ahmetit tek eprorët pas
ngjarjes ishte: "Zbatova urdhrat,
pasi mitingu ishte i paligjshëm".
Por kjo nuk ishte përplasja e
vetme e punonjësve të policisë
dhe simpatizantëve të PS-së.
Këta të fundit pretenduan se një
furgon policie aksidentoi një të
moshuar. Menjëherë katër persona
transportuan në furgonin e Partisë
Socialiste personin e lënduar, i cili
menjëherë u transportua drejt
Spitalit Ushtarak për ndihmë të
shpejtë. Policia tha pasditen e
djeshme se nuk është lënduar
asnjë person gjatë përplasjes me
zyrtarët dhe simpatizantët e PS-së.
Përplasja
Policia e Tiranës ka sqaruar
dje pasdite të gjithë konfl iktin me
partinë më të madhe të opozitës.
Sipas saj, subjekti politik Partia
Socialiste, më datë 17 qershor
2009 ka njoftuar Policinë e Tiranës
për zhvillimin e një tubimi në
bulevardin "Dëshmorët e Kombit",
por pa e përcaktuar vendin konkret
të zhvillimit të tij. Policia thotë
se është zhvilluar një takim
sqarues në lidhje me rrethanat
e zhvillimit të këtij tubimi dhe
më datë 25 qershor 2009, PS-ja
me shkresën Nr. 30 ka njoftuar
për zhvillimin e këtij tubimi dhe
vendosjen e tribunës përpara
godinës së Kryeministrisë. Policia
shpjegon se duke parë shtrirjen
e mitingut, zhvillimin e një tjetër
mitingu në qendër, numrin e
madh të pjesëmarrësve, rrezikun
e përleshjeve, pamundësinë
për menaxhimin e turmave të
mëdha, fillimisht nuk e pranoi
kërkesën e PS-së. Policia e Tiranës
vendosi që ta lejojë zhvillimin
e këtij tubimi vetëm në sheshin
"Nënë Tereza" dhe një pjesë të
bulevardit "Dëshmorët e Kombit",
ndërsa shton se PS-ja, pa asnjë
konsultë apo njoftim paraprak,
ka tentuar që në mbrëmjen e
djeshme të vendosë disa pjesë
të materialeve në funksion të
zhvillimit të tubimit. Punonjësit e
policisë kanë ndërhyrë dhe kanë
penguar vendosjen e materialeve
të mësipërme me gjithë
kundërshtimin e përfaqësuesve
dhe simpatizantëve të Partisë
Socialiste.
Lejohet mitingu
Policia shprehet se dje një
grup simpatizantësh të PS-së
tentuan me forcë të kalojnë pikën e
bllokimit të policisë, por me gjithë
veprimet antiligjore të kryera,
ata nuk mundën ta kalojnë këtë
pikë. "Punonjësit e policisë janë
zhvendosur që të lejojnë kalimin
e simpatizantëve dhe të mjetit
që transportonte materiale për
ngritjen e tribunës, për mitingun
e kërkuar. Theksojmë se policia,
në këtë shërbim, ka aktivizuar 126
punonjës policie dhe 20 automjete",
deklaron policia. Sipas saj, për
të gjitha veprimet e paligjshme
të evidentuara në datat 25 dhe
26.06.2009, nga ana e policisë do të
depozitohen materialet e nevojshme
procedurale pranë Prokurorisë e
Rrethit Gjyqësor Tiranë. Sipas saj,
janë marrë dhe po zbatohen një
plan emergjence për sigurimin
e zhvillimit normal të tubimeve
të të dy subjekteve politike dhe
konkretisht të Partisë Demokratike
në sheshin "Skënderbej" dhe Partisë
Socialiste në bulevardin "Dëshmorët
e Kombit".