E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, 5700 policë për zgjedhje

Rreth 5700 efektiva të
policisë do të angazhohen
për mbarëvajtjen
e procesit zgjedhor që do
të zhvillohet të dielën në
mbarë vendin. Policia e
Shtetit ka hartuar një plan
masash nga strukturat
përgjegjëse për menaxhimin
e situatës në zgjedhjet
e përgjithshme të së
dielës. Krahas dispozitave
të parashikuara në ligjin
"Për Policinë e Shtetit"
edhe KQZ-ja si institucioni
që administron procesin
elektoral, ka miratuar udhëzime
të posaçme, ku
parashikohen detyrat e
strukturave policore dhe
forcave të ushtrisë gjatë
periudhës zgjedhore. Udhëzimet
e Komisionit Elektoral
përcaktojnë që rendi
dhe siguria gjatë zgjedhjeve
ruhet nga Policia e
Shtetit. Kjo e fundit bashkëpunon
ngushtësisht me
KQZ-në lidhur me përmbushjen
e detyrave gjatë
procesit, si ruajtja e selive
të KZAZ-ve nga momenti
kur në to mbërrijnë materialet
e votimit e deri në
datën e zgjedhjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›