Letra për Alibeajn: Fushata, shkelje nëpër burgje
Partia Socialiste denoncoi
dje veprimet e Drejtorisë
së Burgjeve gjatë
kësaj fushatë. Nëpërmjet
një letre drejtuar ministrit të
Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj,
dhe misioneve ndërkombëtare
të akredituar në
Tiranë, Partia Socialiste
vëren se personeli i institucioneve
të ekzekutimit të
vendimeve penale është
bërë pjesë e presionit politik,
që ushtrohet ndaj personave
të dënuar apo të
paraburgosur, me qëllim
orientimin e votës së tyre.
Partia Socialiste deklaron
se disponon të dhëna të
shumta zyrtare që disa prej
drejtuesve të këtyre institucioneve
shtetërore me
arbitraritet e në shkelje të
dispozitave të legjislacionit
për ekzekutimin e vendimeve
penale dhe trajtimin
e personave të dënuar e të
paraburgosur po bëjnë presion
të vazhdueshëm te kjo
kategori shtetasish për të
siguruar mbështetjen ndaj
Partisë Demokratike. Partia
Socialiste konstaton se në
disa raste, shkelës të ligjit
nuk kanë qenë vetëm drejtues
të këtyre institucioneve,
por edhe deputetë të
Kuvendit të Shqipërisë, apo
anëtarë të listave elektorale
të Partisë Demokratike.
Në letër përmendet deputeti
i PD-së, Aldo Bumçi,
dhe disa pjesëtarë të listës
elektorale të kësaj partie në
Qarkun e Tiranës, të cilët
kanë zhvilluar takime me
personat e paraburgosur
duke bërë thirrje për të
mbështetur forcën politike
që ata përfaqësojnë. Raste
të tjera të këtyre vizitave të
shpeshta të deputetëve të
PD-së janë konstatuar edhe
në institucione të tjera si
në Peqin. Ndërkohë, Partia
Socialiste vë në dijeni opinionin
se prej gati një muaji
në institucione të ndryshme
të burgimit në vend po
konstatohet një abuzivizëm
i hapur në dhënien e lejeve
për personat e dënuar. Partia
Socialiste disponon fakte
dhe dokumente që provojnë
shkelje të hapura të ligjit
nga institucionet e vuajtjes
së dënimit. Në këtë rast
sillet në vëmendje Burgu i
Rrogozhinës, ku gjatë majit
janë dhënë 261 leje.
dje veprimet e Drejtorisë
së Burgjeve gjatë
kësaj fushatë. Nëpërmjet
një letre drejtuar ministrit të
Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj,
dhe misioneve ndërkombëtare
të akredituar në
Tiranë, Partia Socialiste
vëren se personeli i institucioneve
të ekzekutimit të
vendimeve penale është
bërë pjesë e presionit politik,
që ushtrohet ndaj personave
të dënuar apo të
paraburgosur, me qëllim
orientimin e votës së tyre.
Partia Socialiste deklaron
se disponon të dhëna të
shumta zyrtare që disa prej
drejtuesve të këtyre institucioneve
shtetërore me
arbitraritet e në shkelje të
dispozitave të legjislacionit
për ekzekutimin e vendimeve
penale dhe trajtimin
e personave të dënuar e të
paraburgosur po bëjnë presion
të vazhdueshëm te kjo
kategori shtetasish për të
siguruar mbështetjen ndaj
Partisë Demokratike. Partia
Socialiste konstaton se në
disa raste, shkelës të ligjit
nuk kanë qenë vetëm drejtues
të këtyre institucioneve,
por edhe deputetë të
Kuvendit të Shqipërisë, apo
anëtarë të listave elektorale
të Partisë Demokratike.
Në letër përmendet deputeti
i PD-së, Aldo Bumçi,
dhe disa pjesëtarë të listës
elektorale të kësaj partie në
Qarkun e Tiranës, të cilët
kanë zhvilluar takime me
personat e paraburgosur
duke bërë thirrje për të
mbështetur forcën politike
që ata përfaqësojnë. Raste
të tjera të këtyre vizitave të
shpeshta të deputetëve të
PD-së janë konstatuar edhe
në institucione të tjera si
në Peqin. Ndërkohë, Partia
Socialiste vë në dijeni opinionin
se prej gati një muaji
në institucione të ndryshme
të burgimit në vend po
konstatohet një abuzivizëm
i hapur në dhënien e lejeve
për personat e dënuar. Partia
Socialiste disponon fakte
dhe dokumente që provojnë
shkelje të hapura të ligjit
nga institucionet e vuajtjes
së dënimit. Në këtë rast
sillet në vëmendje Burgu i
Rrogozhinës, ku gjatë majit
janë dhënë 261 leje.