E Diel, 1 Nëntor 2026

Krenar Ahmeti perplaset me djalin e nenkryetarit te Qarkut

Incident ne Fushe- Kruje


TIRANE- Incident ne aksin rrugor ne qytetin e Fushe- Krujes mes drejtuesit te njesise se Task- Force te Policise Rrugore Krenar Ahmeti dhe Fatmir Stafukes 22 vjec drejtues i nje automjeti i cili ishte njekohesisht djali i nenkryetarit te keshillit te Qarkut te Durresit.


Incidenti ndodhi dje ne qytetin e Fushe- Krujes kur njesia e vendosur ne nje nga akset rrugore te ketij qyteti i kerkoi Stafukes te jepte dokumentacionin e mjetit i cili sipas burimeve te policise ishte me xhama te zinj. Sipas agjencise se lajmeve Balkaneeb deshmitare te ndryshem thane se gjate nje kontrolli ne Fushe Kruje Krenar Ahmeti se bashku me 3 police dhunoi fizikisht 22- vjecarin Fatmir Safuka djalin e nenkryetarit te Qarkut te Durresit Sabah Stafuka.


Nderkaq drejtues te njesise rajonale te Policise Rrugore thane se drejtuesi i mjetit ka reaguar ne menyre te ashper dhe nuk ka pranuar tiu jape efektiveve te Policise dokumentet e automjetit cka ka bere qe policia ta shoqeroje ne ambientet e rajonit te policise se qytetit te Fushe- Krujes.


Gjate nje deklarate te tij nenkryetari i qarkut te Durresit Stafuka tha se se gjithcka ndodhi gjate nje kontrolli te policise ndaj vetures me te cilen udhetonte i biri. Krenar Ahmeti i mori dokumentet e makines djalit tim duke pretenduar se nuk kane qene ne rregull. Im bir u ka sqaruar se dokumentet e makines qe ai drejton jane ne rregull por ne debat e siper Krenari se bashku me 3 police e kane terhequr djalin zvarre dhe e kane futur ne rajonin e policise se Fushe Krujes.


Aty ata e kane dhunuar djalin- tha Stafuka. Pas ketij incidenti te aferm te Stafukes dhe banore te tjere rreth 100 persona kane bllokuar sot ne mesdite hyrjen e rajonit te policise ne Fushe Kruje per nje ore. Ka qene nderhyrja e babait te djalit te dhunuar qe ka zbutur turmen e irrituar qe per pak ka shperthyer dyert e Komisariatit te Fushe Krujes.


Per rastin e mesiperm Sherbimet e Kontrollit te Brendshem nisen verifikimin. Ne fund konstatimi i tyre ishte se policia kishte vepruar konform rregullit ndersa sipas tyre pavaresisht deklaratave publike ne ngarkim te Ahmetit nuk ishte depozituar asnje kallezim penal per veprimet e pretenduara.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›