E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krerët e Kosovësngushëllojnë amerikanët

PRISHTINË- Presidenti dhe Qeveria e Republikës së Kosovës kanë dënuar rastin e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë nga një shtetas kosovar.

Në një deklaratë për mediat qeveria e Kosovës shpreh keqardhje për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në  aeroportin e Frankfurtit.

‘Qeveria e Kosovës është prekur rëndë dhe dënon ashpër vrasjen e dy qytetarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve nga një qytetar me prejardhje nga Kosova, që ndodhi sot në Gjermani’- theksohet në njoftimin e qeverisë.

Ndërkohë edhe Presidenca e Kosovës ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së ndoodhur duke dënuar aktin e vrasjes së dy shtetasve amerikanë.

‘Populli i Kosovës e dënon me rreptësi këtë akt të lig, individual, pavarësisht motiveve që e kanë përcaktuar atë, kryer ndaj njerëzve me rrobën e ushtrisë që pati rol thelbësor në çlirimin e Kosovës, ushtrisë që ka rol kyç në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në gjithë botën’ – thuhet ndër të tjera në njoftimin për shtyp të Presidencës.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›