E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Përgatitjet përdialogun Kosovë-Serbidrejt fundit

PRISHTINË- "Fundi i dialogut teknik me Serbinë, për të cilin përgatitjet janë në përfundim, do jetë i suksesshëm për Kosovën", deklaroi kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë. Ndërsa bëri të ditur se janë në përfundim përgatitjet për fillimin e dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë, Thaçi tha se, "ky dialog shënon një ndër proceset e rëndësishme në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore”.

Ai dha detaje të axhendës, ku dialogu do të fokusohet në sigurimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të dy vendeve, qarkullimin e mallrave dhe kthimin e dokumenteve të marra në Kosovë gjatë luftës. “Kosova pret që fundi i këtij dialogu të jetë i suksesshëm për Kosovën që ta gjejë në familjen evropiane” tha Thaçi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›