Në ëndrrën “American Idol”

02/04/2005 Edhe një soliste shqiptare me ëndrrën e bukur "American Idol" – Elona Çeno përzgjidhet në nëntë më të mirët e operas amerikane pas konkurrimit mes 1500 yjeve të muzikës klasike
Elona Çeno
Nëntë këngëtare të reja, të pandrojtura, me ambicje të mëdha iu futën garës së mahnitshme në ëndrrën e spektaklit “American idol”, duke provuar një konkurrim nga më prestigjiozët në SHBA, shansin e parë për të hipur në skenën më brilante të “Metropolitan Opera House” në Nju-Jork.
Mes 1500 konkurruesve që janë yje të operistikës njujorkeze, në rrethin e nëntë më të mirëve është përzgjedhur dhe sopranoja shqiptare Elona Çeno.
Ky konkurrim është një ngjarje dhe, sipas specialistëve të spektaklit, nëse historia do të përsëritet, kjo opera parashikohet të jetë më e shikuara në Amerikë. “At'herë s'kemi edhe përse të çuditemi se edhe ndonjëra prej tyre, shumë shpejt, do të jetë edhe në operan e Nju-Jorkut, në "New York Metropolitan Opera House", kanë deklaruar specialistët. “Metropolitan Opera National Council” ka veçuar disa ditë më parë se, secila prej nëntë finalistëve, interpretoi dy pjesë në arie. Në mbyllje të konkurrimit, sipas programit të spektaklit, të gjithë artistët së bashku, përfshirë edhe sopranon e talentuar shqiptare Elona Çeno, recituan një pjesë operistike. Kryetarja e jurisë, Susan Graham (mezzo-soprano) në bazë të rezultateve të nxjerra nga kolegët e saj, shpalli edhe katër fituesit e parë dhe pesë fituesit e dytë.
Sopranoja e talentuar shqiptare Çeno, që nuk mundi të klasifikohet në katërëshen e parë, ka arritur sukses të pamohueshëm në grupin e dytë.
Sipas specialistëve dhe organizatorëve të "Opera Review - Metropolitan Opera National Council Grand Finals Concert" për opera, ky grup solistësh, ku bën pjesë dhe sopranoja shqiptare, ka qenë shumë afër katër të parëve.
Nëse shuma prej 15 mijë dollarë ka shkuar për grupin e parë, katër më të mirëve, për grupin e dytë ku është renditur Çeno shpërblimi ka qenë prej 5 mijë dollarësh.
Pesë finalistët e tjerë, të cilët nuk mundën të bëhen fitues të çmmit, por që u vlerësuan për talentin e tyre dhe që u shoqëruan nga "Metropolitan Opera House" Opera e Nju-Jorkut, në këtë konkurrencë tepër të fortë, ishin sopranoja Mari Moriya nga Japonia, Elona Çeno nga Shqipëria, Ellie Dehn (SHBA) nga Filadelfia, mezzo soprano Michelle Losier dhe tenori Joseph Kaiser, të dy nga Kanadaja.
Për këtë konkurrim dhe koncertin e talenteve të reja operistike, shkruan dhe gazeta më e madhe në botë, "The New York Times".
Kush është sopranoja e talentuar Elona Çeno?
Soprano Elona Çeno i mbaroi studimet e para dhe u diplomua në shkollën prestigjioze të muzikës shqiptare “Jordan Misja" dhe diplomohet si laurate në Akademinë e Arteve, po në Tiranë. Gjatë kohës së diplomimit, sopranoja Çeno ka dhënë një sërë koncertesh në skenën e Teatrit të Operas e Baletit në Tiranë, përfshirë edhe koncertin e saj si soprano soliste në Boccherini's Stabat Mater.
Në opera ajo ka pasur role kryesore si rolin e Cherubinos te Mozarti - Le Nozze di Figaro luajtur nga Opera dhe Baleti i Tiranës dhe koncertin Elisetta in Cimarosa's Il Matrimonio, luajtur nga Akademia e Arteve. Ajo ka kënduar pjesë komplete nga repertori i saj në rolin e Mimit tek opera e Puccinit La Boheme, Violeta te La Traviata, Sofia tek opera e Rossinit, "Il Signor Bruschino", dhe tek operat e Mozartit, Countess (Le Nozze di Figaro) dhe Donna Elvira (Don Giovanni).
Elona Çeno ka fituar në Festivalin e tretë të Vokalit Operistik "Marie Kraja", zhvilluar në prill 2001. Konkursi Ndërkombëtar "Marie Kraja" është i vetmi festival operistik ndërkombëtar në Shqipëri, që ka hedhur shtat mbi skenën e Teatrit të Operas e Baletit. Soprano Elona Çeno është për të dytin vit me radhë kandidate për të marrë shpërblimin e shkollës amerikane "Scholarship" në kolegjin e njohur njujorkez të muzikës operistike "Mannes College of Music". Ajo ka studiuar me figura më eminente të muzikës operistike në botë, midis tyre përmendet edhe emri i Ruth Falcon.