Hapësira e re, antibarrierë në artin pamor
02/04/2005 Ndonëse pas viteve ’90 sistemi i artit në Shqipëri ka njohur shumë aktivitete, të cilat patën të bëjnë direkt me artin pamor dhe në bashkëpunim me institucionet e huaja të kësaj fushe, janë ndërmarrë aktivitete të rëndësishme, si “Onufri”, “Marubi”, e duke finalizuar me “Bienalen e Tiranës”, si aktiviteti më i rëndësishëm që përfaqëson në mënyrë më masive artin bashkëkohor, sërish ndihet nevoja dhe është e domosdoshme hapja e një galerie, e cila duhet të jetë vetëm në funksion të artit pamor.
Krahas Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë ekzistojnë edhe disa galeri të tjera private, të cilat ekspozojnë rregullisht artistë të vendit dhe të huaj. Por problemi kryesor qëndron në faktin se asnjë nga këto galeri nuk kanë një program të përcaktuar, ku do të jetë zgjedhur paraprakisht nëse do të prezantojnë thjesht Artistë Pamorë apo Piktorë të karaktereve të ndryshëm si: ekspresionistë, abstraksionistë, hiper – realistë apo qoftë edhe akademikë etj. Pra, jemi përballë një mosinstitucionalizimi- specifik në përzgjedhjen e karakterit të këtyre galerive.
Duke e lënë mënjanë për momentin realitetin shqiptar, për të lidhur konceptin e argumentit, lëmë pak vend për një intermexo me karakter të huaj historiografik. Me fillimin e viteve ’90, në Evropë dhe SHBA filloi një fluks masiv i hapjes së galerive private, që vendosën të ekspozonin vetëm artin pamor (artin kontemporan). Kjo për arsyen se pas një eksperience shumëvjeçare, ku dhjetëra – qindra artistë hodhën bazat e artit post – modern, u ndie nevoja e ngritjes së një sistemi global, i cili do të stimulonte energjikisht artin e periudhës së ashtuquajtur “post – industrialiste”, sot i përkufizuar si art viziv – pamor – kontemporan - bashkëkohor. Vetëm në këtë mënyrë, ai do të gjente hapësirat e duhura. Duke marrë shembull nga fushat e tjera të artit dhe kulturës si kinemaja, muzika, letërsia etj., të cilat kanë një sistem apo më saktë industrinë përkatëse, e cila në plan të parë ka vendosur tregun dhe jo vetëm vlerën artistike në vetvete, “personazhet” e artit pamor krijuan një sistem të përcaktuar, në të cilin punuan së bashku. Këtu përfshihen artistë – kuratorë – kritikë – galeristë - koleksionistë etj., dhe bënë atë që më në fund ky sistem të merrte “formën përfundimtare”, ku të gjithë të kishin mundësinë e bashkëpunimit mes tyre.
Nëse në vitet ’70 në Evropë ekzistonte vetëm një revistë e artit pamor: “Flash Art”, sot kemi me dhjetëra të tilla në të gjithë Evropën (mjafton të përmendim këtu “Freeze”, “Parquet”, “Tema Celeste” etj.) E gjitha kjo erdhi pikërisht nga mënyra e punës së përmendur si më lart. Nëse më parë ekzistonin vetëm disa muze dinjitozë si “Guggenheim Musem” në Nju-Jork, sot vetëm në Gjermani kemi rreth 300 të tillë, pa marrë këtu parasysh galeritë private, që janë me mijëra në Evropën Perëndimore dhe SHBA. Pra, në linja të trasha, aktualisht ekziston një sistem i mirëfilltë i artit pamor, i cili punon me një status të caktuar dhe jo kuturu: kemi bienale që përfaqësojnë pothuajse çdo vend: duke filluar nga ajo e Venezia-s dhe Whitney-t, të cilat përfaqësojnë nivele sipërore e duke vijuar me Bienale më modeste si ajo e Stambollit, Cetinjës, Tiranës, e më tej me Trienale si ajo e Milanos, duke mos përmendur pastaj Fierat që janë tipike për shumë qytete metropolitane. Mandej, arti pamor përfaqësohet me aktivitete të tjera si Manifesta, Fiera e Baseli, Dokumente e Kasselit etj., etj., të cilat së bashku bëjnë një arsenal gjigand, i hapur si për artistët mitografë, ashtu edhe për ata emergjentë.
Tashmë ka ardhur momenti, që të paktën Tirana (jemi aq realistë sa të mos përfshijmë në projekt gjithë territorin e Shqipërisë, duke njohur kushtet e “papërshtatshme” për iniciativa të tilla) të përfshihet në këtë sistem me strukturat dhe mundësitë e saj.
Nuk është e thënë që në Tiranë të procedohet në të njëjtën mënyrë siç mund të ndodhë me qytetet e rëndësishme të artit pamor si Amsterdami dhe Berlini, por duke ndjekur rrugë oportuniste: duke shfrytëzuar karakterin e shoqërisë shqiptare dhe kuptuar drejt atë: duke punuar energjikisht dhe me besim absolut se, kjo i përket të ardhmes, gjë e cila nënkupton bashkëjetesë apriorike me kohën e tashme dhe jo e kryer e shkuar, ne duhet dhe do të arrijmë që edhe Tirana të qëndrojë “paralelisht” në rang ndërkombëtar (gjithmonë përsa i përket punës në fushën e artit pamor). Ky pretendim nuk është aspak utopik, përkundrazi. Ai e ka vërtetuar tashmë se pas realizimit të Bienales së Tiranës, gjithçka është e mundur, nëse veprohet me mençuri dhe koherencë të plotë kundrejt realitetit shqiptar, në raport me atë evropian (prononcohemi rreth këtij të fundit duke qenë më pranë tij gjeo – politikisht).
Pikërisht rreth kësaj problematike kërkon të veprojë realisht G r u p i , i cili në aktivitetin Tiranë – Prishtinë 2005, do të superojë edhe një tjetër barrierë. 385 km me gjithë 2000 kthesat e Kukësit, që lidh këto dy kryeqytete, të cilat përballen me kërkesat e sistemit si një hapësirë e re dhe e vetme.