Përleshje në Athinë,sulmohet pema e Krishtlindjeve
150 manifestues janë perleshur me policinë në kryeqytetin grek, Athinë. Ndërkohë pema e Krishtlindjeve në qendër të Athines ruhet nga forca te posaçme të policisë. Forcat e rendit ndërhyne pasi disa protestues nxorrën disa plehra dhe vunë në degët e pemes së madhe qese të zeza me mbeturina.Pema është vendosur në sheshin Sintagma, përpara selisë së Parlamentit dhe tensoni në kryeqytetin grek vazhdon të jetë i lartë. Pema e Krishtlindjeve ishte vendosur edhe një herë në fillim të dhjetorit, por asaj iu vu flaka nga protestat e studenteve për vrasjen e një 15 vjeçari nga një agjent policie.