E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kreshnik Spahiu shkeli Kushtetutën, i pa shmangshëm shkarkimi i tij”

23-01-2012 / Gazeta 55

Viktor Gumi, deputet i PD-së

Deputeti i Partisë Demokratike, Viktor Gumi në një deklaratë për mediat sqaroi procedurat e shkarkimit të zëvendëskryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu dhe mbi aspekte të veçanta që çuan Partinë Demokratike në kërkesën e largimit nga detyra të Spahiut.
Në analizën e tij, deputeti demokrat, e cilësoi Spahiun si shkelës të ligjit dhe Kushtetutës. “Ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën si dhe s’ka ushtruar detyrën siç ia atribuon ligjin. KLD është një institucion kushtetues dhe jo politik. Spahiu prej më shumë se një viti është vënë në krye të një aksioni politik për promovimin e partisë së tij, ndërkohë që mban postin e nënkryetarit të KLD, një institucion kushtetues që ndalon rreptësishtë angazhimin politik”, u shpreh Gumi.
Sipas tij, PD është e vendosur që ta kalojë çështjen në parlament, për të shkarkuar Kreshnik Spahiun.
Gjithashtu, deputeti i PD-së u ndal në çështjen e reformës zgjedhore duke deklaruar se ndryshimet në Kushtetutë nuk mund të ndodhin çdo tre vjet. Sipas deputetit demokrat, sistemi aktual është më i miri i mundshmi, i cili 3 vjet më parë u miratua me konsensusin e Partisë Socialiste.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›