E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kreshnik Spahiu të japë dorëheqjen nga nënkryetar i KLD”

21-07-2011 / Gazeta 55

Zëvendësministrja e Drejtësisë Brikena Kasmi

Një ditë më parë, në mbledhjen e paracaktuar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zv/ministrja e Drejtësisë Brikena Kasmi i kërkoi nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, të japë dorëheqjen nga kjo detyrë.
Kasmi argumentoi se Spahiu ka nisur një tjetër angazhim dhe nuk ushtron më funksionin e tij, si zëvendës titullar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kërkesën e saj për dorëheqjen e Spahiu, Kasmi, e ka përsëritur edhe dje në një prononcim për mediat.
“I kam kërkuar publikisht zotit Spahiu dorëheqjen nga posti që mban aktualisht si nënkryetar i KLD-së. Kjo për mos ushtrim të detyrës. Spahiu prej kohësh nuk ushtron funksionin e tij, por prodhon politikë dhe kjo u vu re qartë edhe në mbledhjen e KLD-së kur ai nuk u doli në mbrojtje gjyqtarëve të Kolegjit”, u shpreh Kasmi.
Njëkohësisht, zëvendësministrja Kasmi kritikoi edhe qëndrimin e presidentit Topi, i cili si kryetari i KLD-së nuk i mbrojti gjyqtarët, megjithëse një veprim i tillë është në detyrimin ligjor të këtij institucioni.
Sipas saj, kreu i shtetit bojkotoi pa arsye mbledhjen e KLD-së dhe se justifikimi i tij se çështja ishte me karakter teknik është i pa bazë, pasi ishte vetë kryetari i shtetit ai që thërriti mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas letrës së dërguar në Presidencë nga 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›