Me metodologjinë e re vitin tjetër bisedat akoma më lirë
24/12/2008 Parashikohen edhe dy faza të tjera reduktimi për tarifat
Vitin e ardhshëm bisedat telefonike do të jenë akoma më të lira. Metodologjia e re që po zbatohet që prej muajit shtator synon reduktimin e tarifave të telefonisë celulare për operatorët AMC, Vodafone Albania dhe me 20 për qind. Ashtu siç parashikohet edhe në metodologji ky rregullim do të kryhet në mënyrë të përshkallëzuar për dy vjet. “Niveli i tarifës se terminimit në vitin e parë që filloi më 1 shtator 2008 do të jetë 11.95 lek/minutë, e barabartë me tarifën mesatare të vendeve të BE-së dhe në vitin e dytë do të jetë 10.5 lek/minutë”, theksohet në metodologjinë e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Reduktimi
Tarifat do të reduktohen në mënyrë të përshkallëzuar për dy vjet, e cila është e ndarë në 4 periudha gjashtëmujore. Këto rregulla të reja të vendosura me vendim të Këshillit të Ministrave do të veprojnë vetëm mbi kompanitë AMC dhe Vodafone Albania sa i përket operatorëve celularë për thirrjet telefonike kombëtare dhe ndërkombëtare për programet tarifore me parapagim më të përdoruara. Kjo do të thotë që për një prej këtyre programeve për secilin prej operatorëve do të ketë reduktime të tjera. Sipas llogaritjeve të AKEP-së, këta përdorues që do të përfitojnë janë rreth 80 për qind e përdoruesve celularë në tërësi. Në vendin tonë numërohen rreth 2,5 milionë shqiptarë që kanë të paktën një telefon celular.
Tarifat
Sipas dokumentacionit të metodologjisë në periudhën e katërt, niveli i tarifave të terminimit në rrjetin Albtelekom do të barazohet me nivelin e tarifave mesatare të BE-së në vitin 2006. Me anën e metodologjive kërkohet gjithashtu barazimi i tarifës së terminimit në rrjetet celulare për telefonatat hyrëse kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo është hera e parë që në Shqipëri zbatohet një metodologji e tillë, pasi nga krahasimi i tarifave për këto kompani celulare me tarifat e vendeve të rajonit dhe vendeve të BE-së ka rezultuar se tarifat celulare mbeten në nivelet më të larta në rajon dhe ndër më të lartat në Evropë. Sipas AKEP-së, të ardhurat e operatorëve celularë gjatë vitit 2007 u rritën me 16 për qind. Të ardhurat totale të tre operatorëve të mëdhenj Albtelekom, AMC dhe Vodafone në vitin 2007 ishin afërsisht 480 milionë euro ose sa 6% e PBB-së nominale për vitin 2007.
Tabelë
8 në dhjetë persona kanë telefon celular
2,5 milionë përdorues për tre operatorët
Nga 15 shtatori 2008 po zbatohen metodologjitë e reduktimit të tarifave
Rreth 80 për qind e përdoruesve të AMC dhe Vodafone do të përfitojnë ulje të tarifave
Në vitin e dytë niveli i tarifës së terminimit do të jetë 10.5 lek/minutë
Gjatë vitit 2007 të ardhurat e operatorëve celularë u rritën me 16 për qind
AMC dhe Vodafone Albania kanë secili afërsisht 50% pjesë nga tregu
Përdoruesit me kontratë në fund të vitit 2007 përbëjnë rreth 6%