Renditja e FIFA-s, vazhdon “rënia e lirë” e Shqipërisë
19/05/2005 Vazhdon “rënia e lirë” e Shqipërisë në renditjen zyrtare të FIFA-s, për skuadrat Kombëtare të të gjithë rruzullit tokësor. Një gjë e tillë është verifikuar dje, pas publikimit të kësaj renditjeje në faqen zyrtare në internet, të organit më të lartë të futbollit në botë. Kombëtarja jonë pozicionohet në vendin e 93-të, në kuotën e 499 pikëve, një më pak se Guinea (e 92-ta) dhe një më shumë se Bolivia (2-94-ta). Në këtë rënie të Shqipërisë ka ndikuar paraqitja jo e mirë e kuqezinjve në ndeshjet e fundit ndërkombëtare. Ndërkohë mbretëron në krye të kësaj renditjeje Brazili, i cili gjithsesi tashmë e shikon veten në kuotën e 831 pikëve, tre më pak se një muaj më parë. Vendi i dytë mbahet nga Republika Çeke, ndërsa në vendin e tretë qëndron Argjentina. Në mesin e 10-të të parëve gjenden edhe Franca, Holanda, Anglia, Meksika, Spanja, Portugalia dhe Italia. Për sa i përket kundërshtarëve të grupit tonë në eliminatoret e Botërorit 2006, Greqia dhe Turqia kanë ruajtur pozicionet e tyre të mëparshme, përkatësisht në vendet 12 (727 pikë) dhe 14 (712 pikë). Ka rënë një vend më poshtë Danimarka, aktualisht në vendin e 18-të (679 pikë). Një ngjitje të admirueshme ka bërë kryesuesja e grupit tonë, Ukraina, e cila brenda muajit ka kaluar 3 vende më lart, duke u pozicionuar në vendin e 39-të (617 pikë). Pas nesh, mbyll 100-shen e parë, Gjeorgjia (467 pikë) dhe akoma më poshtë vjen Kazakistani, (në vendin e 149 me 302 pikë). A. Manallari
Renditja e FIFA-s
Skuadra Pikët
1.Brazil 831
2. Rep. Çeke 784
3. Argjentina 778
4. Franca 769
5. Holanda 759
6 . Anglia 754
7. Meksika 753
8. Spanja 752
9. Portugalia 740
10. Italia 734
----------------------
92. Guinea 500
93. Shqipëria 499
94 . Bolivia 498
Renditja e FIFA-s
Skuadra Pikët
1.Brazil 831
2. Rep. Çeke 784
3. Argjentina 778
4. Franca 769
5. Holanda 759
6 . Anglia 754
7. Meksika 753
8. Spanja 752
9. Portugalia 740
10. Italia 734
----------------------
92. Guinea 500
93. Shqipëria 499
94 . Bolivia 498