Kreu i BB-se Iweala ne Tirane jep 1 mln dollare per zonat e permbytura

TIRANE- Drejtoresha e Bankes Boterore Ngozi Okonjo-Iweala vizitoi sot Tiranen ndersa u takua me kryeministrin Sali Berisha. Ne konferencen e perbashket per shtyp kryeministri dhe drejtoresha e BB-se ndane te njejtin mendim sa i perket zhvillimit te Shqiperise gjate kesaj periudhe.
Ne fjalen e tij kryeministri Berisha tha se BB ka nje kontribut te madh ne te gjitha drejtimet ndersa theksoi rendesine e ruajtjes se stabiliteit ekonomik sepse sipas Berishes qellimi yne eshte qe borxhi te mbahet nen 60 perqind ndersa deficiti buxhetor te jete per vitin e ardhshem rreth 3.5 perqind
Nderkaq drejtoresha e BB-se Ngozi Okonjo-Ieeala tha se zhvillimi i Shqiperise ne keto vite ka qene mesatarisht 6.8 nje rritje nga me te medhat ne Evrope. Shqiperia tashme eshte pjese e vendeve me te ardhura te mesme. E urova kryeministrin per kete arritje mbreselenese-tha ajo.
Ngozi Okonjo-Ieeala e njohu kryeministrine Berisha me ndihmen prej 1 milion dollaresh qe Banka Boterore jep per popullsine e prekur nga pernbytjet e fundit ne Shqiperi.
Ajo shtoi gjithashtu se nese qeveria shqiptare e kerkon Banka Boterore eshte e gatshme te jape nje financim shtese per sigurine e digave.
Perfaqesues te Bankes Boretore kane zhvilluar takime dhe bere inspektime ne terren ne zonen e Shkodres e cila ne dhjetor te vitit te kaluar njohu permbytjen me te madhe ne historine e saj. Sipas kryetarit te keshillit te qarkut Shkoder Gjovalin Kolombi do behen punime reabilituese ne hidrovorin dhe argjinaturen e asit Ujesjellesat e Trushit dhe Bahcallekut dhe vendosjen e nje sistemi monitorimi ne to si dhe do te nderhyhet ne kolektorin e madh te qytetit te Shkodres per largimin e ujrave te bardha.
Kolombi ka theksuar se interesimi kryesor i perfaqesuesve te Bankes Boterore ka qene lidhur me hartimin e strategjise dhe projekteve teknike qe lidhen me nderhyrje te medha qe tentojne ti japin ketij problemi zgjidhje definitive. Per kete te pranishem ne takimet e zhvillura pa pranine e medias kane qene dhe specialiste hidroteknike te sjelle nga Banka Boterore qe kane diskutuar me specialistet e tjere te huaj si dhe vendas te angazhuar nga qeveria shqiptare per kete problem.
Mesohet se jane bere dy propozime ku i pari ka qene per largimin e banoreve nga keto zona duke i kthyer ne zona ekspansioni propozim ky qe eshte hedhur menjehere poshte nga pala shqiptare si dhe ai i nderhyrjes me projekte te medha. Lidhur me propozoimin e dyte eshte kerkuar qe keta te hartohen sa me shpejt dhe do jene specialistet e Bankes Boterore ato qe do hartojne termat e references qe do jene ne baze te projektit te madh qe do hartojne kompani te huaja.