Kreu i BERZH: Evropa Lindore dhe Ballkani rrezikohen nga kriza
"Qeveritë e Evropës Perëndimore rrezikojnë të dëmtojnë ekonomitë e tyre, nëse nuk mbështesin ekonomitë e dobëta në bllokun qendror dhe lindor", paralajmëroi kreu i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
"Është koha në të cilën ne duhet të inkurajojmë vendet për të forcuar financat e tyre dhe të japim një mbështetje më të madhe për fqinjët e tyre të dobët. Të gjitha vendet dhe veçanërisht në Evropë, kanë përfituar nga rritja dhe zhvillimi i Evropës Qendrore e Lindore, por, nga ana tjetër, do të vuajë në të njëjtën masë në një rast të tronditjes së stabilitetit ekonomik", thekson Tomas Mirou, në një letër dërguar 60 qeverive, të cilat janë aksionere të BERZH-it. Paralajmërimi vjen pas një kërcitje të situatës në Evropën Qendrore dhe Lindore, e cila ndodhet në një presion financiar. Javën e shkuar, Hungaria ndërmori një sërë masash për të ndihmuar Bankën Qendrore, ndërsa Ukraina kërkoi ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në Rusi, bankat dhe kompanitë po përballohen me një vështirësi që kapin shumat deri në 180 miliardë dollarë, të cilat u siguruan nga qeveria. Kur huamarrësit nga i gjithë rajoni janë tronditur prej gjendjes në tregjet monetare financiare, kthesa e re e krizës ka krijuar një situatë pështjellimi te bankat evropiane, të cilat nuk do të kenë mundësi të mbështesin filialet e tyre në Evropën Lindore. Ky përbën në fakt shqetësimin kryesor në Bashkimin Evropian për shtetet e reja anëtare në Evropën Qendrore, si dhe shtetet aspirante në Evropën Juglindore, ku mbizotërojnë filialet e bankave të njohura ndërkombëtare. Presidenti i BERZH-it, një bankë ndërkombëtare me qëllimin për të ndihmuar ish-bllokun komunist, u kërkon qeverive perëndimore të marrin menjëherë në shqyrtim krizën e fundit, Në letrën e tij ai shkruan: "Jepini një rol shumë të rëndësishëm bankave të BE-së në sektorin bankar në rajon, që të marrin nisma të forta për të mbështetur bankat që kanë impakt në filialet e tyre në vendet e tjera". Z. Mirou, i cili mori postin në verë nga Zhan Lemiere, përpara tronditjes së tregjeve botërore, theksoi se edhe pse faza e tronditjes ka një arsye, disa vende të Evropës Lindore tani kërcënohen nga "përhapja e intensifikimit të pashembullt të krizës financiare në tregjet e avancuara botërore". Edhe në ekonomitë e forta po ndodh një ulje e tregut të punës, shkruan ai. "Jo vetëm në këto vende kemi një rënie të financimeve të huaja, por gjithashtu në disa prej tyre kjo rënie do të kthehet në një brishtësi për kushtet e kreditimit. Vazhdimi i reformave në sektorët kyç duhet të shoqërohet me rritje të ekonomisë, nivelet e punësimit dhe standardet e jetesës, të cilët do të vuajnë frenimin". Z. Mirou premton se BERZH-i do të vazhdojë të punojë me qeveritë dhe kompanitë për të siguruar financime dhe të mbështesë bankat "rast pas rasti". Ai gjithashtu thekson se do të kontribuojë me ekspertizë për të asistuar "në rastet e krizave financiare që mund të përfshijnë bankat e ndryshme", por kjo nuk nënkupton "hua apo investime direkte". Ai bën thirrje për një përgjigje të përbashkët ndaj krizës, në të cilën BERZH-i, FMN-ja dhe institucionet e tjera financiare botërore, duhet të operojnë.