Veliaj: Shqipëria ka humbur shpresën
Drejtuesi i lëvizjes G99 konstatoi dje se tragjedia e fundit është sinjali më i qartë se njerëzit nuk e gjejnë më shpresën këtu, por pikërisht si në fillimet e viteve ‘90; varfëria dhe skamja u ka vrarë çdo dëshirë për të jetuar në Shqipëri. Gjatë këtyre ditëve, tha Veliaj, ky Kryeministër po na thotë "Shqipëria po ndryshon" dhe është e vërtetë, ajo po ndryshon, po bëhet më keq së kurrë. Po bëhet, vijoi ai, një Shqipëri më e varfër, më e dëshpëruar, më e korruptuar, më e /////kapur se kurrë. "U dashka vetëm një euro që Fazliç dhe sekserët e tjerë ta blejnë Shqipërinë. U dashkan 1000 euro që të pashpresët e kësaj toke të përpiqen ta lënë atë duke përfunduar në mënyrë tragjike", u shpreh Veliaj. Tragjedia, konstatoi ai, tregon dështimin spektakolar të moratoriumit të skafeve, i cili jo vetëm nuk i ka penguar trafikantët në ujërat e vdekjes, por u ka mbyllur dyert e të ardhurave peshkatarëve dhe ka ulur të ardhurat e turizmit.