E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Rama: Berisha përgjegjës, të largohet

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në LSI, Luan Rama, deklaroi dje se qeveria preokupohet që Fazliçi të mos shqetësohet, ndërsa nuk do t‘ia dijë për fatin e viktimave të Gërdecit. "Siç nuk bëri asgjë për zbardhjen e tragjedisë së 9 janarit dhe që nuk bëri asgjë të parandalohej tragjedia më e fundit, ajo e Butrintit", theksoi Rama. Sipas tij, rikthimi i fenomenit kriminal të trafikut të qenieve njerëzore, është dëshmia e radhës se qeverisja e këtij vendi është qeveri e korrupsionit dhe e krimit të organizuar. "Deklarata qeveritare për tolerancë zero kundër krimit dhe trafiqeve është vetëm demagogji e një qeverie që vepron e //////kapur dhe që ushqehet nga krimi, korrupsioni dhe trafiqet e paligjshme", u shpreh Rama. LSI-ja kërkon largimin e Berishës si personi kryesor përgjegjës. "Jo për trill apo se duam që të largohet Berisha, por sepse largimin e tij e kërkon shumica e shqiptarëve, pasi moralisht ai është përgjegjës", tha Rama.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›