BB: Kriza është vetëm në fillimin e saj
Banka Botërore ka paralajmëruar shtetet e Evropës Lindore dhe të Azisë Qendrore që të shtrëngohen nga ndikimi i krizës financiare, e cila aktualisht i ka mbërthyer ekonomitë perëndimore.
Duke theksuar se kriza është ende në fillimin e saj, banka parashikon se rajoni do të përjetojë një ngadalësim ekonomik pjesërisht, për shkak se kërkesa për eksport nga BE-ja do të ulet, meqë vendet e bllokut po përballen me telashet kreditore.
Kreu për ekonomi i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Pradeep Mitra, shpjegon ndikimin që do të ketë kriza në rajon.
"Rajoni ynë është integruar në tregun global dhe sistemin financiar dhe për këtë arsye do të ndiejë fuqishëm ndikimin e turbulencës së tregjeve financiare. Këtë tashmë po e shohim në vendet baltike, në Estoni dhe Letoni, të cilat kanë pasur shifra të mëdha të rritjes ekonomike dhe papritmas nga vlera dyshifrore, rritja ka rënë në pothuajse zero e mbase do të ketë edhe tkurrje", thotë Mitra. Banka i këshillon politikëbërësit që të përgatiten për përgjigje të shpejta ndaj ndryshimit të mjedisit financiar. "Politikëbërësit gjithmonë mund të reagojnë për të lehtësuar efektet e shokut. Janë disa gjëra bazike që mund të bëjnë vendimmarrësit, të cilët mund të zhvendosin disa nga shpenzimet publike kah subvencioneve, që janë të drejtuara për të varfrit. Për shembull, të riplotësohet rrjeti i sigurimeve. Kirgizia ta zëmë ka një rrjet të tillë shumë të mirë, nëse ka burime mund ta riplotësojë. Kjo mund të shërbejë si mbrojtje ndaj ndikimit të rënies së të ardhurave prej emigrantëve dhe ky është një rekomandim që u kemi bërë shumë shteteve", thotë Mitra.