E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i Bashkisë: Qeveria duhet të na ndihmojë

Kreu i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotka, duke marrë shkas nga ngjarja e djeshme, i ka bërë apel qeverisë që të ndërhyjë për marrjen e masave konkrete për garantimin e jetës së punëtorëve të pllakave të mermerit. Sipas tij, nëse nuk ndërhyhet në kohë, rrezikohet që të ketë me dhjetëra viktima e ndërsa nga ndërhyrja pa kriter që po i bëhet malit të Tomorrit, gjithë Qarku i Beratit rrezikon të mbetet pa ujë. Zotka pohon se ka gati një dekadë, që kur banorët e zonës, që në malin e Tomorrit kryhen gërmime të shumta dhe pa kriter, të cilat kanë bërë që mali të ndahet në copë, duke shkatërruar ekologjinë e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›