E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkopi, plagosje me thika në shkollë

Dy adoleshentë, nxënës në vitin e katërt të shkollës së mesme profesionale në qytetin e Peshkopisë, janë plagosur me thika pas një sherri banal mes tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme, kur dy 18-vjeçarët Sajmir Kaci dhe Engjëll Kosiqi kanë nisur të konfliktohen me njëri-tjetrin, brenda ambientit të shkollës. Por, sherri mes të rinjve nuk është mbyllur me kaq. Ata kanë dalë prapa shkollës dhe janë sulmuar respektivisht me thika. Dy konviktorët kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për në Spitalin Rajonal të Peshkopisë, ku Sajmir Kaci, për shkak të plagëve të rënda që ka marrë, pasi i është dhënë ndihma e parë mjekësore, është dërguar me helikopter për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për trajtim më të kualifikuar mjekësor dhe nxjerrjen e tij jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shoku i tij, Engjëll Kosiqi, i cili ka marrë plagë të lehta, pasi është mjekuar, ka përfunduar në ambientet e Komisariatit të Policisë në Peshkopi, ku do merret në pyetje nga ekspertë të kësaj policie për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Burime nga policia saktësojnë për "Shqip" se grindja mes maturantëve ka nisur për motive të dobëta, por ende po hetohet për zbardhjen e plotë të motiveve dhe vënien para përgjegjësisë së autorit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›