Shpërdorim detyre, Kosta Barka nën akuzë
Kosta Barka, ish-ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, është zyrtarisht nën akuzë për shpërdorim fondesh. Një tjetër funksionar i qeverisë "Berisha" duhet të përballet me drejtësinë, duke e çuar kështu në tre numrin e ministrave të vënë nën akuzë.
Burime të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat bënë me dije se dje është thirrur për t‘i komunikuar akuzën dhe ndjekjen si i pandehur ish-numri një i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kosta Barka. Po këto burime pohuan për gazetën se pas disa muajsh hetimi nga ana e kësaj prokurorie, ka rezultuar se janë kryer disa shkelje dhe ka pasur keqpërdorim të fondeve të akorduara për Qendrën për Fëmijët e Ngujuar në qytetin e Poliçanit.
Hetimet nisën disa muaj më parë pas denoncimit në prokurori nga ana e drejtueses së Shoqatës së Fëmijëve të Ngujuar, Liljana Luani. Sipas saj, drejtuesit e Bashkisë Poliçan po bëheshin pengesë për lëvrimin e fondeve të akorduara nga ministria për ushqim dhe mbarëvajtjen e kësaj qendre ku strehoheshin 22 fëmijë të familjeve të ngujuara nga zonat e Veriut. Kjo ishte shtysa që Prokuroria e Beratit nisi hetimet, duke i shtrirë ato në tri drejtime: atë të Bashkisë Poliçan, Ministrisë së Punës dhe vetë shoqatës.
Duke hetuar të gjithë dokumentacionin për fondet e akorduara nga ministria dhe nga donatorët e ndryshëm, u zbulua se kishte shkelje dhe abuzim me shumat e të hollave që jepeshin në drejtim të qendrës.
Sipas kreut të Prokurorisë së Beratit, Xhemal Saliasi, nga hetimet u zbulua se shoqata nuk ishte e licencuar dhe ndërkohë nga ana e ministrit, një kërkesë e tillë e sanksionuar në ligj ishte injoruar, duke anashkaluar komisionin e licencimit. Pikërisht këtu nisin shkeljet e ligjit, duke akorduar më pas fonde në drejtim të shoqatës, e cila kryente veprimtarinë e saj duke mos qenë e licencuar, pra praktikisht e paligjshme.
Sipas burimeve nga Prokuroria e Beratit, pas kompletimit të hetimeve dhe evidentimit të shkeljeve të ligjit nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, u thirr dje ish-ministri Barka, të cilit iu komunikua akuza dhe marrja nën hetim si i pandehur. Sipas prokurorit Xhemal Saliasi, mbi ish-ministrin rëndon akuza e "shpërdorimit të detyrës", që parashikohet në nenin 248 të Kodit Penal. Ish-ministri do të ndiqet në gjendje të lirë deri në gjykimin e akuzave nga togat e zeza, pas përfundimit dhe dorëzimit nga ana e prokurorisë të dosjes në gjykatë. Ndërkohë pritet që radhët e të akuzuarve të shtohen me persona të tjerë, duke nënkuptuar dhe drejtuesit e shoqatës, të cilët po hetohen për abuzime me fondet apo shkelje të tjera të ligjit.
Kosta Barka, një figurë me peshë në organizatën e minoritetit grek "Omonia", ndjek kështu kreun e kësaj organizate, Vasil Bollano, i cili është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë me 6 muaj burg dhe 500 mijë lekë gjobë, për shpërdorim detyre.