Falja, Bode: Ja cilët janë përfituesit e ligjit

Vetëm një ditë pas miratimit të ligjit për legalizimin dhe faljen e kapitaleve dhe të një sërë detyrimesh tatimore kreu i financave Ridvan Bode bëri publike të gjithë përfituesit.
Sipas Bodes qytetari është në qendër të këtij ligji,ndërkohë që falen ato gjoba që kanë të bëjnë me legalizimin e kapitalit ( të vlerave monetare) të qytetarëve dhe personave fizikë, rivleresimin e aseteve të qytetarëve dhe të bizneseve, vetëdeklarimin e detyrimeve tatimore për periudhat e mëparshme për të gjithë komunitetin e biznesit, faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore për qytetarët dhe për bizneset, përfshi dhe gjobat për makinat, faljen e faturave të papaguara të energjise elektrike dhe të ujësjellësave deri në momentin që këto shërbime janë ofruar nga kompani në pronësi të Qeverisë.
Zbatimi i amnistisë pritet që të fillojë në javët e para të majit, ndërkohë që efekti i faljes së detyrimeve pritet që të jetë 40 miliard lekë të reja.
Ministri Bode ndër të tjera deklaroi se janë marrë të gjitha masat në mënyrë që procesi të jetë i sukseshëm pasi vendi nuk mund të futet në një falje të vazhdueshme pasi kjo nuk është pozitive.