Kreu i KQZ-së, apel të rinjve për pjesëmarrjen në votime
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Arben Ristani, gjatë një takimi të enjten me studentë që votojnë për herë të parë nxiti të rinjtë të marrin pjesë në votimet e 28 Qershorit. “Dua t ju nxis të votoni, sepse kjo është shumë e rëndësishme, pasi Shqipëria aspiron të jetë pjesë e komunitetit evropian. Vendet e zhvilluara të BE-së që ne duam t u bashkangjitemi, janë bërë të tilla, pasi kanë qenë shoqëri të mirorganizuara. Ndaj dhe ne, të gjithë bashkë, të kontribuojmë për organizimin e shoqërisë sonë",- tha kryetari i KQZ-së. Ai i këshilloi votuesit e rinj se duke votuar duhet të zgjedhin atë që mendojnë se është më i miri. "Ka një diferencë mes një programi dhe një tjetri, mes një partie a lidershipi dhe një tjetri. I vetmi moment ku ju mund të ndikoni në këto zgjedhje është momenti i votës. Ndaj do t ju kërkoja që të votoni dhe ky është mesazhi kryesor që dua t ju jap”, - iu drejtua kryetari Ristani, studentëve. Më pas, në rolin e një lektori ai u dha shpjegime studentëve mbi procesin elektoral në Shqipëri, ligjin zgjedhor, sistemin e ri proporcional rajonal që do të aplikohet për herë të parë në zgjedhje në vendin tonë, etj.
Ky lajm është publikuar: 19/06/2009