Qarku i Tiranës, fiton PD me 38% kundrejt PS-së me 30.8%
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Sondazhi i kompanisë “Gani Bobi International” ka publikuar dje sondazhin e radhës për qarkun e Tiranës ku ka nxjerrë fituese Partinë Demokratike me 38.7% duke u pasuar në vendin e dytë nga Partia Socialiste me 30.8 %. Në vend të tretë për qarkun e Tiranës është renditur LSI-ja me 4.2 % ndërsa partia surprizë e Erjon Velisë ka rënë këtë muaj në vendin e katërt me 2.3 % të votuesve. Për sa i përket partive të tjera më të vogla ato që do të marrin vota sipas sondazhit të Bobi International do të jenë PSD-ja e Skënder Gjinushit me 0.4 %, Agraro Ambientalistët e Lufter Xhuvelit, PAA me po 0.4 % dhe PBDNJ-ja e Vangjel Dules e cila prezantohet në Tiranë me kandidaturën e Leonard Solis do të mund të merrte 0.3 % të votave të qarkut. Një tjetër fenomen që është vënë re në këtë sondazh të muajit qershor ka qenë dhe përqindja e lartë e të pavendosurve me 11.3 % dhe ajo e abstenimeve, pra nuk do të votojnë asnjë parti, me rreth 6.2 % të votuesve të qarkut. Sipas administratorit të kompanisë “Gani Bobi International”, Shkëlzen Maliqi, sondazhi është bërë në datat 10 dhe 11 qershor ku të anketuarit kanë qenë rreth 2000 kampione nga gjithë qarku, pra 11 minibashkitë, komunat përreth Tiranës, Kavaja dhe komunat përreth saj. Një fenomen i veçantë që të bie në sy në këtë sondazh është edhe moskuotimi i disa prej partive të tjera të vogla që në sondazhet e mëparshme kanë pasur një prezencë edhe pse të vogël. Kështu koalicioni i qendrës së djathtë “Poli I Lirisë” me partitë e LZHK-së dhe PDK-së nuk ka qenë i kuotuar fare nga sondazhi për Tiranën, kujtojmë se LZHK ka dy kandidatura të forta për Tiranën siç është ajo e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi dhe e kreut të kësaj partie dhe ish zëvendëskryeministrit Dashamir Shehi, po kështu edhe PDK-ja me kandidaturën e Jak Ndokajt. Edhe partitë e tjera të koalicionit të PD-së “Shqipëria po Ndryshon”, përveç Agrarëve të Xhuvelit, PR-ja e Fatmir Mediut e cila në sondazhe të mëparshme ka qenë e kuotuar me 1 % nuk është kuotuar fare në muajin qershor, po ashtu PDI-ja e Muhedinit, LDK-ja e Lesit, dhe parti të tjera të këtij koalicioni. Po ashtu edhe nga e majta siç është partia e zotit Paskal Milo PDS, partia e Petro Koçit PSV91 etj. Në këto anketa janë bërë dhe disa pyetje qytetarëve ku spikasin tre prej tyre, së pari ata janë përgjigjur mbi motivin e përcaktimit të votës në zgjedhje ku janë përgjigjur. Për bindje personale 43.5 %, tradita familjare 18.5 %, programi i partisë 21.9 %, liderët 12.9 si dhe të tjera 3.3.
Preferenca politike e Tiranës
(Si do të votonit nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin këtë të diel?)
PD 38.7 %
PS 30.8 %
LSI 4.4 %
G99 2.3 %
PSD 0.4 %
PAA 0.4 %
PBDNJ 0.3 %
Asnjë 6.2 %
Të pavendosur 11.3 %
Nuk e di 2.9 %
S`kam përgjigje 2.3 %
Motivi i përcaktimit të votës
a. Bindje personale 43.5 %
b. Tradita familjare 18.5 %
c. Programi 21.9 %
d. Liderët 12.9 %
e. Të tjera 3.3 %
A dispononi dokumentacion për të votuar
a. Po pasaportë 56 %
b. Po letërnjoftim 37 %
c. Kam aplikuar 7.5 %
d. Jo nuk kam aplikuar 2.4 %
e. Nuk përgjigjen 0.4 %
Ky lajm është publikuar: 19/06/2009