E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli, lobing për vizat

Diplomacia parlamentare

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vazhdon turin e saj të diplomacisë parlamentare duke kërkuar liberalizimin e vizave për Shqipërinë. Lobimi për lëvizjen e lirë të shqiptarëve ishte qëllimi kryesor i takimeve që Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në kuadrin e diplomacisë parlamentare, zhvilloi me Kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Helen Hayman, me Kryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Pavel Gantar, me Kryetarin e Dhomës së Letonisë, Gundars Daudze, me nënkryetarin e Parlamentit të Portugalisë, Jose Vera Jardim, me Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, Pal Schmitt, me nënkryetarin e Dhomës së Ulët të Britanisë, Sir Alan Haselhurs, me Kryetaren e Parlamentit të Bullgarisë, Tseska Tsacheva me Kryetarin e Senatit të Polonisë, Bogdan Boruseëicz, me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Gianfranco Fini, dhe me personalitete të tjera të Këshillit të Europës.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pati një takim të veçantë me Kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Heyman dhe Nënkryetarin e Dhomës së Ulët, Sir Alan Haselhurst.
Në fillim të takimit, Kryetarja e Kuvendit i shprehu interesin e Kuvendit të Shqipërisë për lidhje më të forta dhe shkëmbime më të shpeshta mes Kuvendit të Shqipërisë dhe homologëve britanikë.
Gjatë takimit, Kryetarja Topalli u përqendrua në zhvillimet e Shqipërisë në vitet e fundit. Ajo falënderoi Kryetaren e Dhomës së Lordëve dhe Sir Haselhurst për mbështetjen që, Britania i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë, në proceset e integrimit euroatlantik.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›