E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji për heqjen e TVSH për makineritë prodhuese, i kursen biznesit 100 milionë dollarë

23-12-2012 / Gazeta 55

Berisha: Lehtësira biznesit për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik
 
Ulja dhe reduktimi i taksave ka qenë një nga premtimet bazë të qeverisë së Partisë Demokratike, që prej ardhjes në pushtet në vitin 2005. Vendimi më i fundit i qeverisë, për lehtësimin e biznesit, është ligji për heqjen e TVSH-së për çdo makineri prodhuese të biznesit të vogël, biznesit të mesëm dhe biznesit të madh. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, kryeministri Berisha e cilësoi këtë ligj si akti më i rëndësishëm në revolucionin fiskal, pas vendosjes së taksës së sheshtë.
“Sot gjatë ditës punova për zbërthimin me një vendim të qeverisë të ligjit të heqjes së TVSH për çdo makineri prodhuese të biznesit të vogël, biznesit të mesëm dhe biznesit të madh që u votua ditën e enjte në Parlament. Ky ligj është akti më i rëndësishëm dhe me i guximshëm në revolucionin tonë fiskal pas vendosjes së taksës së sheshtë”, u shpreh Berisha.
Me zbatimin e tij mbi 100 milionë dollarë do t’i mbeten biznesit, por do të nxiten shumë investimet në prodhim si dhe krijimi i dhjetëra mijëra vende pune. Në këtë drejtim, kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që ka pasur ulje të papunësisë.
“Sipas Komisionit Europian, Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që jo vetëm nuk ka pasur rritje të papunësisë, por përkundrazi ka patur ulje të saj. Por me këtë ligj, nxitja e rritjes së prodhimit dhe krijimit të vendeve të reja të punës do njohin zhvillime të reja të fuqishme. Punësimi i qytetarit është qëllimi më kryesor i të gjitha ligjeve, vendimeve dhe reformave tona. Fatmirësisht miratimi i tij nuk kërkonte 3/5 sepse do të ishte bllokuar nga opozita njësoj si tre ligjet e statusit”, deklaroi kryeministri Berisha.
 
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›