Kreu i LSI-së: Kompani të huaja për të ruajtur votat në zgjedhje
Tepër të nxituar. Të tillë e konsideroi dje kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në një prononcim për BBC deklaratën e fundit të OSBE-së për Kodin e ri Zgjedhor. "Nuk kam dëshirë të bëj polemika me prezencën e OSBE-së. Unë gjithmonë kam thënë që problemi i madh i zgjedhjeve në Shqipëri nuk janë politikanët shqiptarë, por janë institucionet ndërkombëtare, në radhë të parë OSBE, që po të shikosh qëndrimet e tyre, ato ndryshojnë edhe brenda ditës, siç ndodhi para pak ditësh, brenda dy orësh", u shpreh Meta. Sipas tij, ata njëherë i referohen standardeve, njëherë tjetër koniunkturave politike. Ai shtoi se nuk është për t‘u çuditur edhe kjo deklaratë që ka dalë ende pa u zbardhur Kodi në Parlament, i cili ishte prej 180 nenesh dhe besoj që ende s‘mund të jetë përkthyer. "Por, është dhe një deklaratë tepër e nxituar, pasi dihet që Kodi formalisht hyn në fuqi, pasi dekretohet edhe nga Presidenti i Republikës", vijoi Meta. Megjithatë, ai shprehu vendosmërinë jo për t‘ju referuar zyrtarëve të huaj, të cilët ndërrohen në Tiranë çdo katër vjet të paktën, por parimeve ndërkombëtare, standardeve ndërkombëtare. "Dhe, në radhë të parë, do të thosha, vetë standardeve dhe rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it. Pastaj, koniunkturat politike janë të përkohshme dhe sigurisht që ato nuk na ndihmojmë që të orientohemi drejt", nënvizoi Meta. Ish-kryeministri tha se faktorët brenda dhe jashtë vendit janë ndërgjegjësuar për rrezikun që vjen nga pjesa e administrimit të këtij Kodi dhe padyshim është një opinion i tërë që tashmë është ndërgjegjësuar se duhet të jetë vigjilent për atë që pritet të ndodhë me zgjedhjet e ardhshme. "Ndaj, nuk mendoj kurrsesi se ishte një grevë e gabuar, për arsyen se, në fund të fundit, ishte dhe mjeti i fundit demokratik që na kishte mbetur për të realizuar denoncimin e një puçi të tillë", u shpreh Meta. Sipas tij, hyrja në grevë, natyrisht që nuk ishte për të vdekur, sepse do të ishte një nonsens që të jepej ky mesazh. Por, sqaroi ai, ishte një sakrificë në emër të jetës, në emër të së ardhmes dhe në emër të demokracisë, dhe dua t‘ju siguroj që të gjithë kolegët ishin të vendosur për të vazhduar deri në fund grevën. "Tani beteja do të vazhdojë në terren, në planin e brendshëm dhe në planin ndërkombëtar, pasi njerëzit janë të ndërgjegjshëm për rrezikun që pritet të ndodhë dhe ne kemi për detyrë të ndërtojmë një strategji të re dhe shumë të fuqishme, në kushte të reja", konfirmoi Meta. Ajo që ne tani po ndërmarrim, shtoi ai, është që të bëjmë një aksion thjesht për të protestuar dhe për të treguar rrezikun që po vjen, por edhe për të treguar fuqinë tonë për t‘u ballafaquar me këtë rrezik. "Ne, nuk mund t‘u lëmë fushën bosh dy aventurierëve që kërkojnë me ligj të përjetësojnë ‘një fryt‘ të regjimit korruptiv në këtë vend. Përkundrazi, ne do të ballafaqohemi. Ata përfaqësojnë tashmë një model. Janë dy gjysma të të njëjtit model autoritarist, korruptiv, antishtet, antiligj dhe në këtë drejtim mund të them se ne do të kemi dhe një asistencë ndërkombëtare", theksoi Meta. Ish-kryeministri tha se ka nisur bisedimet me disa kompani me shumë përvojë ndërkombëtare për strategjitë e paralizimit dhe të denoncimit të skemave manipuluese të zgjedhjeve. Meta shprehu besim se kjo do të jetë shumë e efektshme, pasi kuptohet që për vende të tilla si vendi ynë, në këto kushte të reja, padyshim që një vëmendje dhe një peshë shumë të madhe do të marrë strategjia e paralizimit të manipulimit. "Nuk është një gjë e mirë që të përqendrohen energjitë në këtë drejtim, por ne jemi të detyruar, sepse na duhet të mbrojmë me çdo çmim votën e qytetarëve, votën e shqiptarëve, por edhe t‘ju japim një mesazh disa ndërkombëtarëve, se nuk mundet ta trajtojnë Shqipërinë me përbuzje, si një vend që kaq demokraci meriton, sepse këtë nivel ka", u shpreh Meta.
Konstatimi
Greva ishte shumë e suksesshme
Padyshim që po, madje shumë do të thosha. Sepse çfarë është e vërteta, ne nuk prisnim ndonjë reagim apo ndonjë reflektim nga PD-PS për problemin kryesor, atë të administrimit të zgjedhjeve. Dihej që jo më kot ky problem u la për t‘u formalizuar vetëm në ditët dhe javët e fundit para miratimit të Kodit, në mënyrë që të kalonte sa më shpejt në një seancë blic, që më pas askush të mos kuptonte me të vërtetë se çfarë kaloi. Ndërsa sot, mendoj se greva jonë ia vlejti shumë, pasi brenda 8-9 ditëve u sensibilizua një opinion i tërë, brenda dhe jashtë vendit.
Për ligjin
Kodi Zgjedhor ka mjaft probleme
Kodi ka shumë probleme. Unë e bëra të qartë dje që ne nuk e njohim dhe kontestojmë pjesën e administrimit të zgjedhjeve, që është një pjesë kyçe, për arsye se është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e vendit, e cila garanton barazinë e subjekteve
në zgjedhje dhe barazinë e votës së qytetarëve shqiptarë.
Dhe, së dyti, është në kundërshtim me të gjitha principet dhe kartat ndërkombëtare për zgjedhje të ndershme dhe të lira. Më konkretisht, është në kundërshtim me vetë rekomandimet e OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve të 2005-ës.
Për Gjinushin
PSD me standardin e "Megadushkut"
Unë mendoj se arsyeja kryesore që ne nuk pranojnë është se, si asnjëherë tjetër, është ngushtuar përfaqësimi politik në komisione, në mënyrë që të kontrollohen nga PS dhe PD, dhe e dyta është se futet një parti si ajo e zotit Gjinushi, duke iu referuar standardit të "Megadushkut", që është tërësisht e pamoralshme. Njëkohësisht gjendet një formulë me patjetër për të eliminuar në mënyrë të padrejtë dhe kriminale Lëvizjen Socialiste për Integrim, të cilën nuk mendoj se ka ndonjë njeri që nuk e do fare këtë forcë politike, që nuk është i bindur se është forcë e tretë, e padiskutueshme