“Fëmijët e rrugës”, nisin hetimet për trafikim
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Lypësit
“Sipas të dhënave të deritanishme, kryer nga organizata joqeveritare, një lypës fiton 60-100 lekë në ditë, ndërsa një fëmijë që punon si lustraxhi, fiton nga 500-700 lekë në ditë”
Fëmijët që lypin apo punojnë në rrugë do të largohen nga “vendet e punës” prej policisë. Madje, dëshmitë e tyre në lidhje me personat që i detyrojnë të lypin apo të punojnë pritet të zbardhin dhe “trafikuesit” e tyre. Me një urdhër të Policisë së Shtetit, katër komisariate të Tiranës do të nisin operacionin fillimisht për largimin e të miturve nga rruga dhe më pas zbulimin e personave që i detyrojnë ata të lypin apo të punojnë në rrugët e kryeqytetit. Burime nga policia bëjnë të ditur se udhëzimi është shpërndarë në komisariatet 1, 2, 3 dhe 4 të kryeqytetit. Mësohet se do të jenë efektivat e këtyre komisariateve që do të nisin zbatimin e planit. Kjo pasi janë pikërisht zonat nën juridiksionin e tyre rrugët ku fëmijët lypin apo pastrojnë xhamat e makinave në rrugë. Nuk është bërë ende e ditur strategjia se si do të administrohen dëshmitë e të miturve.
Lypësit
Dy ditë pas shpërndarjes së urdhrit për largimin nga rrugët të fëmijëve që lypin e që lajnë xhamat e makinave, asnjë prej tyre nuk është gjetur më në “vendin e punës”. Në kryqëzimet kryesore të qendrës së Tiranës nuk kishte asnjë fëmijë që pastron xhamat e makinave kundrejt pagës apo fëmijë që lypin. Burime nga policia bëjnë të ditur se tashmë ka nisur aksioni jo vetëm për largimin e fëmijëve nga rrugët, por dhe për gjetjen e personave që i nxjerrin në rrugë për të punuar dhe më pas u marrin paratë që mbledhin.
Studimet
Sipas të dhënave të deritanishme, kryer nga organizata joqeveritare, një lypës fiton 60-100 lekë në ditë, ndërsa një fëmijë që punon si lustraxhi, fiton nga 500-700 lekë në ditë. Pjesa dërrmuese e fëmijëve të rrugës i çojnë të ardhurat në familjet e tyre, ndërsa mësohet se janë të rrallë ata që i konsumojnë të ardhurat për kërkesa personale. Po t u referohemi të dhënave të Institutit të Statistikës rezulton se 16 mijë fëmijë, ose 3 për qind e numrit të atyre që duhet të jenë në bankat e shkollës në të gjithë vendin, kanë braktisur shkollën brenda kufijve të arsimit të detyrueshëm. Sipas studimit, nga pikëpamja moshore, shumica e fëmijeve të rrugës janë të moshës 11-16 vjeç, (ose 64 për qind e tyre), dhe 35 për qind janë të moshës 6-10 vjeç. Fëmijët punojnë në rrugë nga 2 deri në 10 orë, ndërsa mbi 15 për qind e tyre punojnë 6-8 orë në ditë. Nga qytetet për nivelin arsimor të fëmijëve të rrugës, treguesit më pozitivë i kanë rrethet e Vlorës dhe Korçës, ndërsa treguesit me negativë i ka Tirana. Këto të dhëna janë publikuar para disa kohësh nga një projekt i UNICEF në bashkëpunim me përfaqësues të Shërbimit Social Shtetëror, në një botim të titulluar "Fëmijët e rrugës", në të cilin janë përdorur të dhëna nga periudha të ndryshme kohore.
Ky lajm është publikuar: 12/03/2009