Masakra e Qafë-Gjashtës, dëshmon polici dhe vrasësi
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Gjykata e Krimeve të Rënda është njohur me dy dëshmi të reja për procesin gjyqësor për masakrën e Qafë-Gjashtës. Nga tetë dëshmi që ishin planifikuar për t u dëgjuar ditën e sotme, trupi gjykues ka marrë vetëm dy të tilla. Shkak për këtë është bërë largimi i një prej avokatëve, i cili u justifikua me angazhimet e tjera. Dëshmitë e dhëna në seancën e djeshme janë shoqëruar me replika të shumta si nga pala mbrojtëse dhe të pandehurit, ashtu edhe nga prokurori i çështjes që akuzoi një prej të pandehurve që nuk po jepte dëshmi të saktë. Seanca nisi me debate mes gjyqtarit Fran Prendi dhe avokatëve mbrojtës që, sipas tij, po bëhen shkak për pengimin e procesit. Mungesa e njërit prej avokatëve detyroi trupin gjykues të caktojë një tjetër avokat për rifillimin e procesit brenda ditës.
Dëshmia e policit
Myzafer Elezi, oficer i policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë Kufitare Vlorë, ka dhënë dëshminë e tij dje në procesin gjyqësor për masakrën e ndodhur në vitin 97 në Qafën e Gjashtës. “Në vitin 1999 isha në postin e oficerit të policisë gjyqësore në Departamentin e Antikrimit në Drejtorinë e Policisë Vlorë, - ka filluar dëshminë e tij efektivi i policisë. – Së bashku me eprorin tim, Edmond Kule, dhe dy kolegë të tjerë shkuam në Sarandë për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në Qafë-Gjashtë. Kishim dijeni që Vladimir Këndezi që thirrej ndryshe edhe Flamuri, ishte i mirinformuar për këtë ngjarje. Gjatë marrjes në pyetje, Këndezi ka deklaruar se ka qenë pjesë e ngjarjes”,- vazhdon të dëshmojë Myzafer Elezi. Vladimir Këndezi ka treguar se kishte qenë edhe i armatosur së bashku me Vladimir Sinanin, Nestor Sinanin, një person që thirrej me emrin Bubeqi, dy persona me të njëjtin mbiemër, Ristan Labin, Agron Qurkun dhe disa persona të tjerë. Sipas dëshmisë së Elezit në seancën e djeshme, Vladimir Këndezi kishte qenë shumë i kthjellët gjatë marrjes në pyetje, madje edhe ngjarjen e kishte treguar mjaft të detajuar. Myzafer Elezi ka pohuar në seancën e djeshme se pas deklarimeve, ata e kanë arrestuar në moment Këndezin që deri në ato momente ishte i lirë. Oficeri i policisë ka pohuar se kishte dijeni të plotë mbi masakrën e ndodhur, pasi kishte qenë i ngarkuar me zbardhjen e saj. Ai ka pohuar se nga të dhënat kishte mësuar që disa policë kishin udhëtuar nga Vlora për në Sarandë për të ngritur sërish komisariatin e policisë. Por pasi nuk kishin takuar njeri aty, në kthim u ishte zënë pritë nga të pandehurit dhe ishin qëlluar me breshëri armësh. Nga kjo përleshje, pohon Elezi, mbeti i vrarë Gjergji Mehmeti dhe u mor peng Eduard Alia, ndërkaq dy policët e tjerë, Sokol Bizhga dhe Myzafer Blushi, kishin arritur që të largoheshin.
Kundërshtimi i dëshmisë
Dëshmia e oficerit të policisë u prit me kundërshtime të ashpra nga të pandehurit dhe avokatët mbrojtës. Ata akuzuan dëshmitarin se kishte ushtruar dhunë ndaj të pandehurit që kishte marrë në pyetje. Disa prej të pandehurve janë nxjerrë nga salla, pasi nuk lejonin që dëshmitari të fliste. Eduard Çipa, një prej të pandehurve, u ngrit dhe iu drejtua trupit gjykues, duke i thënë se i pandehuri po shpifte dhe kjo dukej qartë në sytë e tij.
Dëshmon i dënuari për vrasje
Në seancën e djeshme është dëgjuar edhe dëshmia e një shtetasi të dënuar për vrasje. Robert Gërdhuqi ka dhënë dëshminë e tij, i prangosur dhe i shoqëruar nga dy policë. Ai ka pohuar se në momentin e ngjarjes kishte qenë në një lokal me një shokun e tij. Sipas dëshmitarit, persona të njohur prej tij i kishin thënë se disa punonjës të SHIK-ut kishin hyrë në Sarandë. “Po atë ditë, - ka pohuar dëshmitari, - shkova në fshatin Metoq me një motor tip “Yamaha” nga ku u ktheva mbas një ore e gjysmë. Kur mbërrita në vendin e quajtur Qafë-Gjashtë, pashë një grumbull të madh njerëzish që mua fillimisht m u duk si miting. Aty më zuri syri edhe një kamion që po digjej, por nuk e mbaj mend se për çfarë ishin mbledhur njerëzit dhe çfarë po bënin”. Gërdhuqi ka pohuar se kishte shkuar në fshatin Metoq me motor dhe aty kishte marrë një furgon policie që kishte qenë i braktisur. E mora furgonin e policisë pasi nuk e kishte njeri, por më pas e lashë në mes të rrugës, sepse pësoi një defekt”. Dëshmia e të dënuarit për vrasje është kundërshtuar nga prokurori. Sipas tij, dëshmitari kur është pyetur nga Prokuroria ka pohuar se në vendngjarje kishte parë edhe një person të lidhur pas një peme si dhe disa prej të pandehurve që mbanin armë në dorë.
Ky lajm është publikuar: 12/03/2009