Qytetarët shqiptarë janë ankuar në zyrat e Komitetit të Helsinkit
Autori i Lajmit: red.
“Ankesat më të shumta kanë të bëjnë me çështje pronësie, strehimi, mosdhënie të pensionit, dhunë në familje apo në dhomat e paraburgimit si dhe pushim nga puna në mënyrë të padrejtë”
Rreth 970 ankesa janë depozituar në harkun kohor të një viti në zyrat e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Pjesa më e madhe e tyre kanë të bëjnë me çështje pronësie, strehimi, mosdhënie të pensionit, dhunë në familje apo në dhomat e paraburgimit si dhe pushim nga puna në mënyrë të padrejtë. Komitetit Shqiptar i Helsinkit (KShH), organizata e parë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, prej vitit 2007 po zbaton programin “Klinika Ligjore Falas”, financuar nga Komiteti Suedez i Helsinkit. Objektivi kryesor i projektit është mbrojtja e të drejtave të grupeve të pambrojtura të shoqërisë shqiptare, kur të drejtat e tyre shkelen nga përfaqësues të institucioneve shtetërore.
Fokusimi
Tre grupet kryesore ku është fokusuar programi janë: personat të cilët janë viktima të ushtrimit të dhunës, të trajtimeve dhe degradimeve çnjerëzore, të kryera nga punonjësit e policisë, personeli i vendeve të paraburgimit dhe burgjeve; personat që janë viktima të diskriminimit nga punonjës të institucioneve shtetërore në përgjithësi, personat që i përkasin minoritetit rom dhe komunitetit egjiptian në veçanti dhe personat, të cilët janë cenuar nga e drejta për të pasur një proces të rregullt ligjor.
Ankesat
Gjatë periudhës janar-shtator 2008 janë trajtuar 969 ankesa , të paraqitura nga 437 ankues. Sipas vendbanimit, ankesat kanë ardhur nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Numri më i madh i ankesave është nga qytetet me numrin më të madh të popullsisë. Sipas gjendjes sociale të ankuesve, ankesat kanë ardhur nga persona në gjendje të lirë, nga persona të paraburgosur në institucionet e paraburgimit, nga persona të burgosur që vuajnë dënimet në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, nga persona të shoqëruar/ndaluar në komisariatet e policisë.
Vëzhgimet
Ankesat dhe kërkesat janë adresuar në KSHH në rrugë të ndryshme si: takimi në zyrë, letra, e-mail, telefon dhe pjesa tjetër janë mes vëzhgimeve në vend. Vëzhgimet janë kryer për të parë respektimin e të drejtave të personave me liri të kufizuar (persona të paraburgosur, të burgosur, persona të ndaluar/shoqëruar), minoritetit rom dhe komunitetit egjiptian. Vëzhgimet kanë qenë të planifikuara dhe sporadike. Objekt i vëzhgimeve të planifikuara kanë qenë dhomat e ndalimit, të shoqërimit në komisariatet e policisë, institucionet e paraburgimit dhe ekzekutimit të vendimeve penale, disa prej zonave ku ka përqendrime të minoritetet rom ose komunitetit egjiptian. Vëzhgimet sporadike janë kryer gjatë gjithë periudhës janar-shtator 2008. Vëzhgimet kanë lindur si domosdoshmëri për verifikimin e ankesave të ardhura në KShH nga persona me liri të kufizuar dhe që kanë pretenduar për shkelje të të drejtave të tyre. Grupi i vëzhgimit pranë KSHH-së ka përcjellë ankesat e personave të pambrojtur të cilët për shkaqe të ndryshme si: liria e kufizuar, gjendja shëndetësore ose social-ekonomike, mungesa e informacionit, nuk kanë pasur mundësi për të sjellë vetë ankesën e tyre në zyrat e KShH-së. Vetë ankuesit ose të afërmit e ankuesve kanë sjellë ankesa në emër të personave që u është kufizuar lira duke kontaktuar me korrespondentët e KShH-së (Shkodër, Elbasan, Fier, Korçë dhe Gjirokastër. Ata kanë përcjellë ankesat e atyre qytetarëve që nuk banojnë në Tiranë dhe nuk kanë pasur mundësi të paraqiten në zyrat e KSHH-së. Në kuadër të klinikës ligjore, KSHH-ja ka ofruar edhe shërbime ligjore të tjera falas si: asistencë për plotësim dokumentesh, këshillim ligjor, monitorim të proceseve gjyqësore, adresim i problemeve në institucionet shtetërore dhe verifikime. Komunikimi me institucionet e ndryshme shtetërore për trajtimin e ankesave ka qenë korrekt. Në përgjithësi, ato bashkëpunojnë dhe i përgjigjen kërkesave të drejtuara nga KSHH-ja. Në raste të shkeljeve të rënda, KShH-ja ka reaguar publikisht duke shprehur shqetësimin për problemet e konstatuara dhe u ka kërkuar institucioneve shtetërore të marrin masat e nevojshme për përmirësimin e gjendjes. Po sipas KShH-së të dhënat bazohen në numrin e ankesave dhe të kërkesave të ardhura dhe jo në numrin e ankuesve. Një person mund të këtë adresuar më shumë se një ankesë gjatë vitit ose në ankesat e tij ka paraqitur ankesa për më shumë se një problem ose institucion.
Llojet e ankesave
KShH-ja ka trajtuar kërkesa dhe ankesa lidhur me mosmarrjen e ndihmës ekonomike/pensionet, veprime të padrejta dhe procedura jo transparente nga organet e administratës qendrore dhe vendore, ankesa për dhunë në familje, zgjidhje e martesave, ankesa për mosregjistrimin e fëmijëve, çështje pronësie, probleme të strehimit; punësimit, diskriminim i fëmijëve në shkolla; kërkesa për më shumë programe sociale për të rinjtë dhe të moshuarit, mungesa e ambulancave, qendrave shëndetësore, kopshteve dhe shkollave, probleme të infrastrukturës si: shtrim rrugësh, mungesë kanalizimesh, mungesë dritash, ujë i pijshëm, kërkesa për pastrimin e ambienteve ku jetojnë. Për sa u përket ankesave lidhur me marrëdhëniet e punës, kryesisht ankesat kanë ardhur për lëvizje të padrejtë nga puna.
Ky lajm është publikuar: 12/03/2009