Kreu i PBDNJ-së, Dule: Dalim të vetëm në zgjedhjet ’09
Nga Tedi Blushi
Kryetari i PBDNJ paralajmëron injorimin e propozimit të OMONIA-s për bojkot elektoral. Vangjel Dule: "Do të bëjmë koalicion paszgjedhor me atë që do të fitojë”.
TIRANE- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut pritet të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare të këtij viti. Sipas kreut të saj, Vangjel Dule, “alternativa kryesore mbetet ajo e koalicionit paszgjedhor”. Qëndrimin në fjalë, ai e ka bërë publik në një prononcim të djeshëm për mediat. Por megjithatë, ka shtuar se ky është një mendim i tij personal, duke pretenduar kësisoj se fjalën e fundit do ta thonë forumet më të larta të partisë që drejton. “Gjithçka do të vendoset përfundimisht në kongresin e PBDNJ-së, që pritet të zhvillohet shumë shpejt në një nga muajt e ardhshëm”, - shprehet Dule.
Taktika
Dalja e vetme në proceset elektorale është një taktikë e zakonshme politike, e përdorur nga PBDNJ. Ajo bën koalicion në përfundim të zgjedhjeve, vetëm me forcën fituese. Kjo më shumë jo falë dëshirës së vetë PBDNJ-së, sesa falë “zemërgjerësisë” së deritanishme ose të socialistëve ose të demokratëve, të cilët e kanë ftuar këtë parti për të qenë pjesë e maxhorancës qeverisëse. Duke pasur “luksin” e të qenit parti që në thelb të programit të saj ka në veçanti mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek, PBDNJ është ftuar gjithmonë nga forca fituese, e cilitdo krahu për të qenë pjesë e koalicionit paszgjedhor qeverisës.
Minoriteti
Organizata e minoritetit etnik grek paralajmëroi muajin e kaluar bojkotin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, në rast se dy partitë e mëdha, PS dhe PD nuk do të ndryshonin Kodin e ri Zgjedhor. Lajmin e bëri të ditur kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano në një prononcim dhënë për të përditshmen greke “Proinos Logos”, një ditë para se Parlamenti shqiptar të votonte Kodin në seancë plenare. Bollano vërejti se “ligji i ri elektoral ka shkaktuar zhgënjim në radhët e minoritetit”, për shkaqe që lidhen sipas tij, “me një sërë nenesh problematike që cenojnë direkt standardet e një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm”. Në prononcimin e tij ai pretendonte se “objektivat e vërteta të Kodit të ri Elektoral, nuk shtrojnë rrugë të reja për demokratizimin e vendit. Ky Kod nuk kushtëzon barazi, transparencë, kredibilitet, besueshmëri dhe standarde për procesin, përderisa komisionet e të gjitha niveleve janë në dorën e vetëm dy partive të mëdha”. Sipas Bollanos, dy ishin kushtet që duhet të plotësonin PD e PS në rast se nuk e dëshironin mbajtjen larg kutive të votimit të komunitetit grek. Konkretisht, ai propozoi së pari që, në zonat e minoritetit menaxhimi i procesit elektoral të ishte në dorën e grekëve etnikë dhe jo të përfaqësuesve shqiptarë të dy partive të mëdha.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)