Ministria e Integrimit përfundon pyetësorin për në BE
Tani mbetet në dorë të Kryeministrit Berisha dhe të qeverisë që drejton të vendosë se kur do ta bëjë këtë kërkesë zyrtarisht para Presidentit çek, i cili aktualisht ka drejtimin e radhës në BE.
TIRANE- Ministria e Integrimit e ka përfunduar të gjithë procedurat e saj për çështjen e aplikimit për statusin e kandidatit të Shqipërisë në BE. Tani mbetet në dorë të Kryeministrit Berisha dhe të qeverisë që drejton të vendosë se kur do ta bëjë këtë kërkesë zyrtarisht para Presidentit çek, i cili aktualisht ka drejtimin e radhës në BE. Procedura e Ministrisë së Integrimit konsistonte në përfundimin e pyetësorit me 1500 pyetje nga e gjithë administrata shtetërore dhe institucionet, të cilat janë pjesë e pandarë e përafrimit të praktikave dhe politikave me institucionet e BE-së. Grupi i punës, i ngritur pranë Ministrisë së Integrimit, ka bërë vërejtjet e veta, ka bërë korrigjimet e rastit dhe gjithçka tashmë është gati. Për këtë pyetësor, administrate shtetërore është angazhuar që verën e kaluar me një program të veçantë trajnimi dhe më pas plotësimi. Pyetësori që ata plotësuan nuk është pyetësori që do t’i vijë Shqipërisë në momentin që merr statusin e vendit kandidat, por është një shembull marrë nga vendet e tjera, tashmë anëtare të BE-së. Kjo procedure e përgatit administratën publike për pyetësorin e vërtetë që do t’i vijë vendit tonë në kohën e duhur, pra kur BE-ja të vendosë për një gjë të tillë. Kryeministri Berisha premtoi që në dhjetor të 2008 se do të bëjë këtë kërkesë zyrtare brenda muajit janar. Sipas tij, vendi ka ecur përpara sa i takon procesit të integrimit, prandaj e meriton statusin e vendit kandidat për anëtar të BE-së.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)