Koçi: Emigrantët, vota e rëndësishme
Kryetari i PSV91, Petro Koçi, i ka spostuar takimet e tij elektorale në shtetin fqinj, në Athinë. Atje ai bisedoi me emigrantë shqiptarë, të cilët jetojnë dhe punojnë prej vitesh. Gjatë bisedës me ta, kreu i PSV91 është njohur me problemet që ata hasin çdo ditë, sidomos me marrjen e dokumenteve apo problemet në konsullatat tona. Koçi i ka vlerësuar maksimalisht emigrantët shqiptarë që ndodhen në Greqi, por edhe në shtetet e tjera dhe u ka kujtuar se roli i tyre në ekonominë shqiptare është i rëndësishëm. Ndaj, ka theksuar Koçi, emigrantët shqiptarë duhet të vijnë në Shqipëri më 28 qershor për të dhënë votën e tyre. Gjithashtu, ai ka theksuar se për PSV91 emigrantët janë ndër prioritetet e programit të saj, ndaj ata nuk do të harrohen dhe do t‘u kërkohet që të luajnë rolin e tyre të rëndësishëm në çdo kohë. "Ashtu siç i duan kur sjellin para në Shqipëri dhe ndihmojnë në forcimin e ekonomisë shqiptarë, ashtu duhet të jenë prezentë edhe për të hedhur votën në kohën e zgjedhjeve", tha Koçi.