Shpërthen gurorja, vdes roja, plagoset një tjetër
21/07/2009 Policia: Ngjarja mund të ketë qenë nga pakujdesia
Një shpërthim i fuqishëm dinamiti ka tronditur dje në mbrëmje Fushë-Krujën.
Si pasojë e këtij shpërthimi ka humbur jetën roja 45-vjeçar, ndërsa një tjetër person është dërguar me urgjencë në spital. Fillimisht u mendua se shpërthimi kishte ndodhur në fabrikën e çimentos, por pas verifikimeve në terren u saktësua se eksplozivi kishte shpërthyer në një gurore, e cila ndodhej vetëm pak metra më larg.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gocaj, ku si rezultat ka gjetur vdekjen njëri nga rojet e ndërtesës, ndërsa është plagosur rëndë kolegu i tij. Shpërthimi ka ndodhur në një gurore në afërsi të fabrikës. Mësohet se viktima është 45-vjeçari, Zef Simoni, ndërkohë që është plagosur rëndë 55-vjeçari Pal Gjini. Ky i fundit është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, ndërsa mjekët kanë theksuar se ai është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa Simoni nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga goditja e gurëve që i ranë në trup.
Hetimet
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit. Ndërkohë është konstatuar se shpërthimi ka shkaktuar dëmtime në një pjesë të fabrikës së çimentos, e cila ishte në ndërtim. Ekspertët kanë theksuar se shkaku i shpërthimit mund të ketë qenë pakujdesia, por që gjithsesi gjithçka do të vendoset vetëm në përfundimin e hetimeve. Ndërsa është shtuar se në fabrikën që ishte pranë kishte vetëm 4 ditë që punohej për ndërtimin e saj. Gurorja ishte vetëm pak metra larg rrugës nacionale, por fatmirësisht shpërthimi nuk ka shkaktuar viktima të tjera. Banorët e zonës kanë theksuar se tronditja e shpërthimit është dëgjuar deri në Fushë-Krujë. Prej policisë është bërë e ditur se e gjithë zona është rrethuar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertët përkatës, ku janë marrë masat për të mos lejuar shpërthimin e lëndëve të tjera plasëse, të cilat ishin në vendin e ngjarjes.