Intervista Uidhers paralajmëron largimin nga Shqipëria
Autori i Lajmit: Redaksia
“E tashmja politike në Shqipëri, sikurse ju e dini më mirë sesa unë, është e komplikuar. Por unë mendoj që gjëja më e rëndësishme është që e ardhmja e Shqipërisë është shumë e shndritshme, është e ndritur”
Ambasadori amerikan, Xhon Uidhers, në një intervistë për “Oraneës” rrëfen historinë e afro-amerikanëve, jetën e tij, por dhe vitet e shërbimit në vendin tonë. Ai informon se së shpejti mund të përfundojë mandatin e tij edhe pse nuk përcakton të saktë kohën.
Zoti ambasador, arsyeja pse jemi sot këtu është se muaji shkurt është muaji i historisë kombëtare afro-amerikane dhe do të doja, për kënaqësinë e të gjithë teleshikuesve dhe për privilegjin tim, që ju të tregonit historinë tuaj në këtë kontekst.
Do të ishte kënaqësi ta bëja këtë.
Pse muaji i historisë kombëtare afro-amerikane është caktuar në shkurt dhe sa i rëndësishëm është ky për SHBA?
Në fakt, ideja fillestare për të veçuar një kohë dhe për të përqendruar në historinë afrikano-amerikane ka qenë rrjedhojë e njërit prej afrikano-amerikanëve që ka studiuar historinë e afrikano-amerikanëve në Amerikë. Emri i tij ishte Karter G. Vudson dhe në vitin 1926, e cila ishte një periudhë në të cilën kishte dallim ose veçim racor, ai sugjeroi që, të paktën, një javë të mund të hiqej veças. Ai zgjodhi muajin shkurt, për shkak se ishte muaji që përmbante ditëlindjen e presidentit Abraham Linkoln, i cili ka qenë një person që është çmuar shumë prej afrikano-amerikanëve si Presidenti i cili fitoi luftën civile dhe për këtë arsye i dha mundësinë lirisë së skllevërve. Ndërsa personi tjetër që ka qenë tejet i rëndësishëm për afrikano-amerikanët që ka lindur gjithashtu në muajin shkurt, ka qenë një person i quajtur Frederik Dagllas, që ka qenë një aktivist shumë i madh për çështjet e të drejtave të njeriut, duke filluar që nga shekulli XIX. Ideja e Vudsonit ishte një ide që nuk ishte praktikuar shumë. Por ndërsa vitet rrodhën dhe ndërsa u rrit ndërgjegjësimi dhe të kuptuarit e njerëzve, përherë e më tepër njerëzit nisën të shohin, tu kthehen përsëri ideve të tij dhe të shikonin vlerën e tyre. Për shembull, kur unë u rrita në Karolinën e Veriut, studimi i historisë ishte tërësisht studimi i historisë amerikane dhe nuk përfshinte përvojat e afrikano-amerikanëve ose përvojat e asnjë lloj tjetër grupi. Dhe ne mund të lexonim libra për presidentët, mund të lexonim lidhur me liderët e mëdhenj politikë të vendit, mund të mësonim rreth tyre, por në fakt nuk kishte aspak diskutim lidhur me afro-amerikanët.
Ju keni folur dhe më parë, por sigurisht ne nuk e kemi shuar plotësisht kuriozitetin për jetën tuaj, për edukimin tuaj, për shkollimin, në kontekstin e historisë kombëtare afro-amerikane. Diçka më tepër për teleshikuesit tanë...
Do të përpiqem ta bëj këtë. Unë kam lindur sikurse përmenda në Karolinën e Veriut, ka qenë një shtet në jugun e Amerikës dhe në periudhën që unë kam jetuar aty ka qenë një periudhë e veçimit racor.
Ne kemi pasur mundësi të gjejmë dhe disa foto tuajat familjare, dhe historinë donim ta tregonim së bashku me shpjegimin e këtyre fotove.
Nëse shikon fotografinë e familjes sime, janë disa elementë shumë interesantë të përvojës afro-amerikane, të cilat mund të tregohen. Nëse shikon shumë pranë një foto të familjes sime, po të përpiqesh të dallosh ngjyrën e lëkurës, nuk duket shumë qartazi, por babi im është ai që ka ngjyrën e çokollatës, vëllai dhe unë, do të quheshim persona me ngjyrë kremi, por nëse do të shikonim mamanë time, ka një ngjyrë lëkure aq të hapur edhe aq delikate, saqë ka probleme edhe nëse qëndron gjatë në diell. Kur ka qenë e re, madje flokët e saj kanë qenë ngjyrë të verdhë, ajo nuk ka pasur asnjë karakteristikë që mund të tregonte se ajo ishte afro-amerikane, megjithëkëtë ajo është afro-amerikane.
Mendova se kishit një histori të njëjtë me presidentin Obama....
Përveç faktit që nëna e presidentit Obama ka qenë një grua e bardhë, ndërsa nëna ime ka qenë një afro-amerikane. Sipas teorive të veçimit racor, nëse do të kishe në pemën e familjes qoftë edhe një person që të kishte ngjyrë të ndryshme lëkure, atëherë ti përcaktoheshe si afro-amerikan. Cila ishte përvoja e saj afro-amerikane. Babai im ishte shumë i qartë që ishte afro-amerikan, ai përballej me diskriminim, ishte shumë e qartë. Ndërsa shpeshherë nënën time e merrnin për të bardhë, saqë kur ajo shkonte të shikonte një film në kinema, në Karolinën e Veriut, ajo në fakt kishte dyshimin se ku duhet të ulej, nëse do të ulej me afro-amerikanët, të cilët uleshin sipër në ballkon.
Zoti ambasador, ka edhe një histori tjetër. Është edhe historia se si familja juaj ka shpëtuar një çifut. Është miniatura e një historie që duket sikur tregohet dhe historia e popullit shqiptar. Populli shqiptar është nga të paktët që nuk dorëzoi gjatë Luftës së Dytë Botërore asnjë hebre. Do të kisha dëshirë që në këtë kontekst ta tregonit edhe këtë histori...
Historia e babait tim ishte një histori shumë e thjeshtë, sepse ushtria në kohë në të cilën u bë ajo vizitë, ishte i veçuar nga ana racore. Kështu që, kishte njësi të të bardhëve, njësi të zezakëve, për më tepër, për shkak të paragjykimit shumë prej amerikanëve të bardhë mendonin se ata amerikanët nuk kishin kurajën dhe nuk kishin forcën fizike të luftonin. Kështu që afro-amerikanët i kishin vendosur në qendrat e punës dhe jo në njësitë e luftës. Në përfundim të luftës, kjo njësi afro-amerikane, në të cilën bënte pjesë babai im, pati mundësi të vizitonte kampin e përqendrimit në Dakao. Këta njerëz në njësinë e babait tim kishin pasur një jetë shumë të vështirë për shkak të Xhim Krout, por ata u prekën shumë kur panë vuajtjet në Dakao, saqë patën mundësi që të merrnin dy të mbijetuar nga holokoasti, mundën që të ti fshihnin ata brenda kompanisë së afro-amerikanëve dhe arritën ti nxirrnin jashtë vendit. Ata patën mundësi që ti mbanin aty për një vit dhe i bënë vëllezër të vegjël të kompanisë dhe babai im u lidh shumë me ta. Gjatë kohës që kompanisë iu desh që të rikthehej në Amerikë, këta fëmijë ishin të shëndetshëm dhe patën mundësi që të vazhdonin më tej jetën. Ai na tregonte këtë histori kur ne ishim ende fëmijë, diku 50 vite, pasi e pa për herë të fundit këtë djalë të ri. Unë fillova ta kërkoj nëse mund ta gjeja atë dhe shokun e tij. Shoku i tij kishte ndërruar jetë, pas 50 vitesh, thuajse 55 vite nga hera e fundit që babai i kishte parë. Pata mundësinë që ta takoja babanë tim me këtë djalosh të ri dhe ata patën mundësi që të bisedonin në Amerikë. Miqësia që nga periudha e luftës patën mundësi që të ripërtërihej dhe ta vazhdonin, derisa më së fundi babai im ndërroi jetë. Dukshëm, kjo histori dhe të parët e kësaj historie ishte tejet mbresëlënëse dhe prekëse për mua kur vizitova Shqipërinë. Gjeta që ju kishit jo vetëm disa burra që morën përsipër të ndërmerrnin këtë rrezik, por kishit një komb të tërë që ndërmori përsipër rrezikun, që mori përsipër të hapte shtëpitë, familjet e tyre, madje dhe qenien e tyre ekzistente, për të shpëtuar hebrenjtë që ishin në Shqipëri.
Ne jemi krenarë për këtë dhe jo vetëm për këtë, zoti ambasador. Në këtë shtrat ka rrjedhur gjithë jeta juaj, e cila është një histori suksesi e një afro-amerikani. A mund të na thoni në mënyrë të përmbledhur shkollimin dhe deri emërimin tuaj si ambasador i SHBA në Tiranë?
Në fakt, unë jam shumë i arsimuar. Mendoj që deri në një pikë prindërit e mi mendonin se unë do të përfundoja student i përjetshëm gjatë gjithë jetës sime. Unë mendoj që ajo që është shënuese për të gjitha këto ndryshime që erdhën në Amerikë, ishte që pata mundësinë të ndiqja shkolla shumë të mira, universitete shumë të njohura në Amerikë. Kam mbaruar universitetin në Harvard, kam studiuar për dy vite në Kanada dhe pastaj mora doktoraturën në universitetin Jell. Ajo që ishte domethënëse për të gjithë arsimimin tim ishte fakti që unë gjykohesha aty për shkak të interesave të mia intelektuale dhe të aftësive të mia, jo për shkak të origjinës që unë mund të kisha ose prejardhjes sime. Kjo ishte një përvojë shumë e jashtëzakonshme për mua. Dukshëm, me kalimin e viteve, fakti që unë isha rritur jashtë Amerikës, fakti që unë isha rritur në kombe të ndryshme të botës, pata mundësi që të mund të kombinoja interesat e mi intelektuale. Për shembull, pata mundësi që të lidhja interesat e mi intelektuale për Kinën dhe bashkëshortja ime, jemi takuar bashkë kur unë isha ende student në Kinë. Ne kishim këtë interes të përbashkët që të punonim jashtë Amerikës dhe pastaj përfunduam në shërbimin diplomatik.
Si është të jesh ambasador i SHBA në Tiranë, në raport me një vend tjetër, në përmbushje të detyrës suaj, por në raport me klasën politike, me shoqërinë shqiptare, me mediat, me aktorë dhe faktorë të ndryshëm të jetës së vendit? Është të jesh më i privilegjuar apo më i vlerësuar?
Nëse kam kuptuar pyetjen, ajo që dëshironi të thoni, jo thjesht ndjesia profesionale se çfarë do të thotë që të jesh ambasador i Amerikës në Shqipëri, por ndoshta në sensin personal. Ndërsa unë jam pranë përfundimit të mandatit tim si ambasador në Shqipëri, unë e gjej veten time që ndoshta kam filluar të reflektoj më thellë, mund të mendosh ndoshta, për gjëra të ndryshme, ndoshta për gjëra të tjera që unë dëshiroj të bëj dhe më duhet të bëj përpara se unë të largohem. Mund të mendosh për gjëra të tjera që më kanë mbetur të papërfunduara dhe që dëshiroj që të mbarojnë, njëra prej atyre, që të mund të ndihmoj në ndërtimin e një memoriali për të gjithë ata shqiptarë, të cilët kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë holokaustit, ne po punojmë për këtë. Ndoshta, ajo që është ndjesia më e fuqishme që unë kam marrë, është aftësia e shqiptarëve për të bërë të ndihesh si në shtëpinë tënde, jo për shkak se ke një titull, jo për shkak se janë faktorë të tjerë të jashtëm, për shkak se shqiptarët i trajtojnë miqtë me kaq ngrohtësi dhe mikpritje saqë unë nuk e kam ndeshur askund tjetër. Të qenit në gjendje që unë të ulem me të rinjtë dhe të flasim për librat, të shkëmbejmë idetë rreth tyre, mundësia që të mund të ulesh me persona dhe të flasësh për poezinë ose të dëgjosh muzikë, kam pasur mundësi që të ndjek një festival kulturor të jashtëzakonshëm në Gjirokastër, festivalin folklorik. Aftësia e shqiptarëve që më kanë ndihmuar të kuptoj njerëzit, mënyrën se si funksionon jeta, ndjesitë që ata mbartin nga jeta dhe kjo bashkëngjitje, kjo bashkësi mes personave, kjo ka qenë gjëja më e bukur dhe më e mrekullueshme që unë kam ndeshur këtu.
Ju sapo përmendet përfundimin e mandatit tuaj, ka një kohë të caktuar?
Jo, në fakt, nuk ka një datë të përcaktuar në kalendar. Do të ketë një person të ri, i cili do të emërohet dhe ka për të ecur gjatë të gjithë procesit të emërimit. Kur të ndodhë kjo dhe kur të informohet publiku, atëherë ne do të kontaktojmë me njëri-tjetrin dhe do të gjejmë një kohë kur do të jetë e përshtatshme për këtë person që të mbërrijë në vend, kur do të jetë e përshtatshme për mua që të largohem nga Shqipëria. Ne dëshirojmë, sipas traditës diplomatike, neve na pëlqen që të lëmë një interval mes largimit të ambasadorit dhe ardhjes së ambasadorit të ri. Këto gjëra diskutohen mes palëve dhe bëhet gjëja që funksionon më mirë për të dy palët. Është shumë e rëndësishme që të kesh një ambasador në një vend, sepse kjo është një shenjë respekti dhe miqësie midis dy vendeve. Ne do të punojmë që të ketë një vazhdimësi dhe të mos ketë një largësi mes këtyre zëvendësimeve, sikurse ka pasur një vazhdimësi mes ndërrimit tim me ambasadoren Rajs, duhet të ketë vazhdimësi në këtë.
Ju keni ardhur në gusht 2007, ka lidhje me gushtin e 2010 apo gushtin e 2011 përfundimi i mandatit, apo nuk është e thënë?
Gushti, ndoshta, mund të shërbejë si një pikënisje, si një direktivë. Nëse do të kishte diçka shumë të rëndësishme që do të zhvillohej dhe do të kishte kuptim që personi i ri që do të vinte në vend duhej të vinte, atëherë unë mund ta aranzhoj largimin tim që ky person i ri të mund të merrte pjesë në këtë veprimtari të rëndësishme. Ka pasur raste kur ambasadori që ishte caktuar ka pasur ndoshta një vajzë që do të martohej gjatë kohës që ishte përcaktuar dhe është shtyrë largimi i ambasadorit paraardhës në mënyrë që të akomodohej kjo kërkesë e ambasadorit pasardhës. Pra, është ndoshta një sistem kolegjial midis diplomatëve.
Do të na vini privatisht pas përfundimit të misionit diplomatik?
Sigurisht. Po, dua të kthehem dhe më duhet të shikoj se si do të jetë e ardhmja. Në fakt, unë dua ta parathem se si do të jetë e ardhmja e Shqipërisë.
Para se të shkoni tek e ardhmja, a mund të na thoni diçka se si është e tashmja, sidomos e tashmja politike...
E tashmja politike në Shqipëri, sikurse ju e dini më mirë se sa unë, është e komplikuar. Por unë mendoj që gjëja më e rëndësishme është që e ardhmja e Shqipërisë është e ndritur, është një nga gjërat që unë admiroj më shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Nën shembullin e historisë kombëtare afro-amerikane, pyetja e fundit imja, përpara se tua kalojmë të ftuarve në studio, është një shprehje që thotë se çdo popull ka klasën politike që meriton. A e meriton populli shqiptar këtë klasë politike që ka?
Nuk jam tejet i sigurt për vërtetësinë e kësaj thënieje. Mua më duket sikur në një formë apo në një tjetër, shqiptarët kanë merituar perandorinë otomane, ose ilirët kanë merituar pushtimin romak. Nuk e shikoj kështu. Mendoj që shoqëritë lindin, dalin në pah dhe pastaj zhvillohen, dhe politika ndjen të njëjtën përqasje. Por, pjesa kritike në atë se si do të jetë e ardhmja e Shqipërisë do të jetë fakti, do të jenë të rinjtë e Shqipërisë, sepse e ardhmja qëndron tek të rinjtë dhe ajo që të rinjtë që dëshirojnë për këtë rajon, që dëshirojnë për mbarë botën, është ajo që ka për të qenë. Ndërsa unë shikoj këta rinj dhe ndërsa unë bisedoj me ta, dhe kam pasur mundësi që ti njoh, mendoj që e ardhmja e Shqipërisë është në duar të sigurta, në duar tejet të sigurta.
Ky lajm është publikuar: 03/03/2010