Shkeljet Zgjedhjet e qershorit, dënohen tre komisionerë socialistë
Autori i Lajmit: S. Topi
Abuzimet dhe shkeljet e bëra në zgjedhjet e 28 Qershorit po faktohen por këtë herë jo nga politika, e cila për muaj me radhë po debaton për këtë çështje, por nga gjykata. Pas hetimit të Prokurorisë dhe më pas vendimit në Gjykatën e Fierit, këtë herë kanë qenë gjyqtarët e Shkodrës, të cilët kanë dënuar tre komisionerë socialistë për abuzim me detyrën dhe falsifikim të dokumenteve. Ndërkohë që për komisionerët e Fierit gjykata ka dhënë masën “detyrim për paraqitje”. Në rast të moszbatimit të këtij vendimi ata rrezikojnë burgun.
Shkodra
Gjykata e Shkodrës shpalli fajtorë dhe dënoi me gjobë në masën e 90 mijë lekëve të reja, tre komisionerë të Partisë Socialiste në këtë qytet. Sipas vendimit të gjykatës, Pjetër Lazri, kryetar i komisionit të qendrës së votimit nr.342 dhe anëtarët Edmond Pjetraj dhe Aurel Hila, u hetuan dhe u gjykuan për akuzat “shpërdorim detyre”, “falsifikim dokumentesh” dhe “braktisje të qendrës së votimit”. Avokati i komisionerëve e kundërshtoi vendimin. Ai tha se provat e tij nuk u morën në konsideratë nga gjykata. Më 28 qershor 2009, në qendrën e votimit ku ndodheshin komisionerët e dënuar, 27 fletë votimi u gjetën në kuti më tepër se numri i zgjedhësve të regjistruar për votim në këtë qendër, ndërkohë që pas verifikimit, 100 fletë rezultuan se nuk kishin vulën e kryetarit të Komisionit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e konsideroi këtë qendër të pavlefshme, ndërsa depozitoi kallëzim penal në prokurori ndaj komisionerëve.
Fieri
Kryetari i qendrës së votimit në fshatin Ruzhdie, Bujar Kararaj, dhe 4 komisionerë të tjerë, përfaqësues të së djathtës, kanë marrë masën e ndalimit detyrim paraqitje. Kjo masë përcaktohet në vendimin e datës 12 shkurt ora 13.20, të gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier, Irena Maneku. Prokurori Çlirim Sino paraqiti në gjykatë raportin për hetimin e zgjedhjeve në komunën Ruzhdie. Pas padisë së ngritur nga përfaqësuesit e Partisë Socialistë për shkelje të procedurave të votimit, nisën hetimet dhe Prokuroria doli në konkluzionin se Bujar Kararaj dhe 4 komisionerët e tjerë janë të dyshuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve në bashkëpunim, votim më shumë se një herë në bashkëpunim dhe shkelje të fshehtësisë së votimit në bashkëpunim. Ky fakt është pranuar nga gjykata dhe është pranuar masa e kërkuar nga ana e prokurorit që ka ndjekur hetimin. Për këto shkelje ligji parashikon masa dënimi me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga 300 mijë deri në një milionë lekë për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Në caktimin e masës së sigurisë duhet të mbahet parasysh edhe rrethana rënduese e bashkëpunimit”.
Ky lajm është publikuar: 03/03/2010